Si u ulën 21 vjet burg për Edmond Begon në 4.4 vjet! Lexoni arsyetimin e vendimit

Postuar: 20/08/2018 - 11:05

Gazetari Flamur Vezaj ka publikuar kopje të vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë i cili konverton dënimin e Edmond Bego nga 21 vite burg që ishte dënuar nga drejtësia italiane, në 4 vite e 4 muaj.

Vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë që përbëhet nga Gazi Dizdari, kryetar, dhe anëtarë: Fatos Lulo, Besnik Imeraj, Andi Çeliku dhe Majlinda Andrea mban datën 15 shtator 2010.

Ai ishte në gjykim për akuzën "prodhim dhe trafik të paligjshëm të lëndëve narkotike apo psikotrope", "organizatë që ka qëllim trafikimin e lëndëve narkotike", "organizim dhe drejtim të organizatës kriminale."

Ja arsyetimi i vendimit

"Ka qenë detyrim i Gjykatave Shqiptare të faktit që në caktimin e dënimit të respektonin disponimin e autoritetit gjyqësor italian e të caktonin një dënim të përafërt me minimumin e parashikuar nga dispozitat penale homologe të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Ky Kolegj çmon se nisur nga fakti që minimumi i dënimit me burgim që parashikojnë dispozitat e neneve 283/a /I dhe 284/a/I të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është 10 vjet burgim, pas aplikimit dhe të dispozitës së nenit 55 të këtij kodi, shtetasit shqiptar Edmond Bego, (Manoli Bega) duhet t'i caktohet një dënim përfundimtar prej 11 vjet burgim.

Mbi këtë masë dënimi duhet të zbatohet dispozita e nenit 406 të K.PR. Penale si dhe ulja prej 3 vitesh burgim, të cilën shtetasi shqiptar Edmond Bego e ka përfituar për shkak të aplikimit të ligjit nr 241/ 46 për Aministinë e Përgjithshme.

Në përfundim Kolegji Penal vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 431 datë 02:06: 2010 të Gjykatës së Apelit të Tiranës përsa i përket njohjes së vendimit nr 1735 datë 22.04. 2008 të Gjykatës së Apelit Torino.

Ndryshimin e këtij vendimi përsa i përket konvertimit të këtij dënimi duke i caktuar të dënuarit Edmond Bego dënimin e tij me 11 vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406 të K.Pr. Penale dënimin e tij me 7.4 vjet burgim.

Në aplikim të ligjit italian nr 241/45 për Aministinë e Përgjithshme i zbriten 4 vjet duke u dënuar përfundimisht me  4.4 vjet burgim.

Ndalimi në Igumenicë

Edmond Bego, i njohur dhe si (Mond Bega) u ndalua të shtunën e 18 gushtit në Igumenicë si i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.

PD denoncoi dje arrestimin e tij duke theksuar se një trafikant ndërkombëtar droge i shpallur në kërkim në Itali, jeton i lirë në Shqipëri dhe është i përfshirë në biznesin e ndërtimit.

PD ngriti dyshimet se këtë shtetas e mbron socialisti Taulant Balla. Paloka i bëri thirrje gjithashtu edhe prokurorisë të nisë menjëherë hetimet për moszbatimin e ligjit duke e lënë të lirë shtetasin e arrestuar duke u shprehur se heshtja e prokurorisë është mbështetje të krimit të organizuar.

"Policia greke ka arrestuar një prej eksponentëve të krimit të organizuar, anëtarin e bandës së Aldo Bares, i dënuar në Itali me 21 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge, biznesmenin e lidhur ngushtë me pushtetin e Edi Ramës, Edmond Bego.

 Pavarësisht se ka qenë i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, trafikanti ndërkombëtar i drogës, anëtari i bandës së Aldo Bares, jetonte i lirë në Shqipëri, ku drejtonte edhe një biznes ndërtimi, nën mbrojtjen politike të kësaj qeverie.

 Nëse Edmond Bego nuk do ishte nisur me pushime në Greqi, sot shqiptarët nuk do të dinin se një kriminel i rrezikshëm, ka vazhduar të pasurohet lirisht duke u lidhur direkt me disa nga njerëzit më të pushtetshëm në vend, edhe pse ishte i dënuar për trafik ndërkombëtar droge në Itali", tha Paloka.

Gazetari zbulon se Manoli Irfan Bega, 48 vjeç, njihet edhe me emra të tjerë si: Edmond Bego, Mondi Bega, Saimir Sina apo si Belul Gjahtari. "48-vjecari me disa emra, tashme i rehabilituar ne nje biznesmen te sukseseshem i ndertimit ne Tirane njihet edhe si nje mik i ngusht me politikanet si Gramoz Ruçi, Sadri Abazi e Taulant Balla! "

"Te gjithe keta bashke, dyshoj se e kane ndihmuar biznesmenin me shume emra dhe financuesin e fushatave njeherazi krahun e djathte te Aldo Bares te mos arrestohet ne Shqiperi prej vitesh edhe pse emri i tij rezultonte ne kerkim ne sistemin e policise!  
Eshte njohja e tij me politikanet qe ka “detyruar” Gjykatat shqiptare qe ti ndryshojne denimin e dhene ne Itali me 11 vjet burg, duke ia konvertuar ne Shqiperi ne vetem 4 vjet e 4 muaj burg! Vendim ky qe detyroi palen italiane te ndeprese sjelljen ne Shqiperi te njohjeve te vendimeve penale per shtetasit shqiptare per shkak te uljes drastike te masave te denimit!",
 shkruan Vezaj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një tjetër incident ka ndodhur me kompaninë ajrore ”Blu Panorama”.  Report Tv dhe Shqiptarja.com zbulojnë se një pilot i kësaj kompanie ë

Për të gjithë ata që janë në dileme se ku ta kalojnë këtë fundjavë, bëjnë mirë të shijojnë rrezet e ngrohta të diellit, duke u kredhur pë

Të hënën e 24 shtatorit mbi 1000 trupa ushtarakë dhe britanikë do të zbresin në sheshin “Nënë Tereza”.

Nga 1 janari i vitit 2019 nuk do të lejohet importimi i makinave të përdorura mbi 10 vjet prodhim.

Vënia në pranga e grupit kriminal “Bajri” prej 11 personash ka sjellë dhe reagimin e ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi S

Klientë të ndryshëm e kishin denoncuar si fakt te komisioni për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili bëri

Policia e Shtetit ka publikuar momentet nga ndërhyrja për arrestimin e bandës së “Bajrit”, që u finalizua me kapjen e 11 personave.

“Forca e Ligjit” në veprim, shkatërrohet grupi “Bajri”, 11 në pranga e 2 në kërkim.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në një postim në Twitter shkruan se, operacioni “Forca e Ligjit” ka zhvilluar një goditje ndëshkuese n