Qyteti i Durrësit këtë mëngjes është zgjuar i mbuluar nga mjegulla.

Në pamjet që sjell “DurrësLajm” vihet re se shikueshmëria në rrugë dhe në det është e kufizuar, pasi mjegulla ka qenë prezente mëngjesin e kësaj të mërkure në qytetin bregdetar.

Sipas “Meteoalb”, temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes, por një rënie të lehtë do të pësojnë vlerat termike të mesditës. 

Pasditja do të vijojë e kthjellët në veri, por kthjellime e vranësira kalimtare do të ketë qendra dhe jugu deri vonë pasdite, kur pritet rikthjellim i kushteve të motit në territor.