Në Konferencën e Nivelit të Lartë, “Siguria Rrugore 2020”, ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku tha se duhet një transformim i mentalitetit fillimisht ndërsa shtoi se masat e pasagjerëve në transportin rrugor duhet të vijë në nivelin e atij ajror.

“OKB e ka renditur sigurinë rrugore si një prioritet globale për zgjidhje. Na duhet një transformim në mentalitet fillimisht. Kjo nënkupton vendosjen e sigurisë si një vlerë të panegociueshme. Të gjithë ju keni pasur mundësi të udhëtoni. Një avion nuk ngrihet nëse nuk vihet rripi i sigurimit apo nëse hapen dritaret. E njëjta gjë kërkohet të bëhet në transportin rrugor. Duhet të kalojnë në ADN tonë siguria rrugore. Siguria duhet të jetë indikatori kryesor matës i suksesit të transportit”.

Balluku tha se siguria rrugore është një detyrë që duhet të jetë në fokusin tonë çdo ditë

“Ky është një investim i rëndësishëm tek brezat e tjerë, kulturë për sigurinë rrugore. Projekti shtrihet në të gjitha akset, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore. Konferenca është platformë ku do të paraqesim arritjet dhe mësimet tona. Siguria rrugore, detyrë që duhet të jetë në fokusin tonë çdo ditë”.