Sistemi TIMS jashtë funksionit? Policia e Shtetit: Ndodhi për shkak të një defekti

25/05/2020 - 13:24

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me lajmin se ishte dëmtuar sistemi TIMS.

Përmes një deklarate, policia sqaron se më 23 maj, në orët e para të mëngjesit, si pasojë e mungesës së energjisë elektrike për shkak të një defekti, sistemi TIMS, për një kohë të shkurtër, doli jashtë funksionit, por u vu në punë.

Sipas policisë, në Pikat e Kalimit Kufitar nuk është shfaqur asnjë problematikë, pasi kufijtë janë të mbyllur dhe në orën që kishte defekt sistemi, nuk ka patur lëvizje personash.

REAGIMI I PLOTË

Në përgjigje të interesit të disa mediave, pas publikimit të një lajmi, se është dëmtuar sistemi TIMS dhe nuk funksionon, sqarojmë se:

Në datë 23.05.2020, në orët e para të mëngjesit, si pasojë e mungesës së energjisë elektrike për shkak të një defekti, sistemi TIMS, për një kohë të shkurtër, doli jashtë funksionit.

Menjëherë pas riparimit të defektit në rrjetin elektrik të zonës, po në orët e para të mëngjesit të datës 23.05.2020, sistemi TIMS është vënë në punë dhe vijon të funksionojë normalisht në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe në strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

Theksojmë faktin se në Pikat e Kalimit Kufitar nuk është shfaqur asnjë problematikë, pasi kufijtë janë të mbyllur dhe në orën që kishte defekt sistemi, nuk ka patur lëvizje personash.

Policia e Shtetit, aplikon regjistrimin manual të personave në çdo rast që sistemi mund të shfaqë probleme, duke bërë verifikim të thelluar të të dhënave, bazuar në listat e personave në kërkim, të cilat janë në dispozicion të punonjësve të Policisë në çdo DVP dhe Pika Kalimi Kufitar.

Policia e Shtetit shpreh keqardhje për dezinformacionet dhe fushatën e pandërprerë që po bëhet nga persona të caktuar, me qëllim dashakeq për të përbaltur punën dhe rezultatet e arritura nga strukturat e saj luftën kundër krimit të organizuar dhe paligjshmërisë në tërësi.

Sigurojmë qytetarët se të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara maksimalisht për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë, me qëllim krijimin e një mjedisi sa më të sigurt. Në këtë kontekst ftojmë qytetarët, aleatin më të çmuar të Policisë së Shtetit, të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në nr. falas 112, çdo rast paligjshmërie, duke garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Beton, mungesë gjelbërimi, derdhje e ujërave të zeza në det dhe papastërti përgjatë bregut të detit.

Është rihapur procesi i aplikimit për qytetarët e Durrësit, banesat e të cilëve janë të dëmtuar nga tërmeti, por që në muajin shkurt e pa

Gazetari i njohur sportiv Bujar Qesja ka shkruar një status prekës për ndarjen nga jeta të inxhinierit durrsak Ilir Hoxha, i cili humbi b

Të mërkurën, qeveria shqiptare miratoi shumën prej rreth 2.1 miliardë lekë që do të shkojë për grantet e rikonstruksionit të banesave me

Ka nisur dhënia e granteve për rikonstruksionin dhe riparimin e banesave individuale në Bashkinë Durrës, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nën

Mungesa e ndriçimit publik në rrugët e qytetit të Durrësit është kthyer në nxitës të ngacmimeve seksuale dhe grabitjeve.

4 viktima dhe 93 raste të reja. Ky është bilanci i 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Shqipëri.

  • Interpol Tirana, Interpol Roma dhe Interpol Parisi finalizuan dy operacione ekstradimi. Ekstradohet nga Italia një 39-vjeçar

Moti gjatë ditës së shtunë, 11 korrik, parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën e parë të ditës, ndërkohë që në pjesën e dytë të saj, d