Policia Bashkiake e Durrësit në këto ditë të jashtëzakonshme ku ndodhet vendi, ka punuar dhe vijon punën me shërbim të përforcuar në mbështetje të njësive administrative të të gjithë bashkisë, duke bërë verifikimet në terren në të gjithë qytetin së bashku me grupin e inxhinierëve.

Grupet e punës që kanë në përbërje grup inxhinierësh vendas dhe të huaj, si dhe punonjës apo inspektorë të bashkisë Durrës, janë në mbështetje të IMTV-së dhe IKMT-së për prishjet e objekteve që janë të përcaktuara.

“Jemi në gjendje të jashtëzakonshme, ndaj dhe policia bashkiake në bashkëpunim me të gjitha drejtoritë në varësi të bashkisë si dhe duke koordinuar veprimet dhe me shtabin e emergjencës të ngritur nga qeveria të cilat jane dislokuar në bashkinë Durrës jemi të organizuar maksimalisht për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve në këtë situatë të jashtëzakonshme”, thotë drejtori Vasip Çopa për “DurrësLajm”.

MASAT E MARRA NGA POLICIA BASHKIAKE

Në lidhje me masat e marra nga shërbimet e Policisë Bashkiake gjatë gjendjes së jashtëzakonshme të datës 26.11.2019

 U bë organizimi i menjëhershëm i patrullave të Policisë dhe i Inspektorëve të saj duke koordinuar veprimet me Policinë e Shtetit,Emergjencat Civile si dhe shtabin me Drejtoritë në varësi të Bashkisë.

  U dha ndihma e parë  qytetarëve  vecanërisht fëmijëve dhe personave të moshuar të cilët kaluan kriza paniku, në disa raste u bashkëpunua me Spitalin Rajonal Durrës dhe Shërbimet e Urgjencës.

  Mbështetje me shërbimet tona duke u koordinuar edhe me Policinë e Kosovës për të organizuar dhe orjentuar qytetarët të cilët u strehuan me cadra pranë fushës së stadiumit Durrës.

Në mbështetje të strukturave të cilat bënin magazinimin  e mallrave pranë magazinës së shkollave Leonik Tomeo, Benardina Qeraxhi, Marie Kaculini, 14 Nëntori, Jan Kukuzeli, Pallatit të Sportit Ramazan Njala duke mbajtur në kontroll hyrje daljet e mallrave, kontrolluar turmat e njerëzve si dhe mbajtjen e rregullit pranë derës kryesore.

Dislokimi i patrullave u bë  në zonat të cilat ishin më të populluara të tilla si: Qendra e qytetit, zona e stadiumit Niko Dovana, hyrja e Durrësit pranë stacionit të trenit etj.

  U monitoruan zonat me përqëndrim më të madh të popullsisë duke marrë informacion nga Salla Operative e Policisë Bashkiake.

U morën masa duke qenë prezent me shërbime non stop pranë Shtabeve të Emergjencës duke orientuar, qetësuar dhe këshilluar të gjithë qytetarët e pranishëm.

Në cdo rast patrullat e Policisë Bashkiake i dhanë ndihmën e parë  

U krye transport i shumë familjeve të cilët kërkuan ndihmën e Policisë Bashkiake me mjetet tona nga banesat e tyre në vend qendrimet e përcaktuara.

Në sallën operative të Policisë Bashkiake erdhën me qindra telefonata të cilave ju dha mbështeje e menjëhershme.

U bë verifikimi në terren i disa ankesave  të cilat kishin pësuar dëmtime në banesë duke marrë masa sigurie duke bërë kufizimin e objekteve , vendosur perimetrin e sigurisë me shirita sinjalizues.

U mbajtën në kontroll palestrat e shkollave të cilat sherbyen si depo magazimimi për ndihmat e ardhura.

Me Urdhër të kryetares së Shtabit Rovena Voda shërbimet e Policisë Bashkiake janë në dispozicion të njësive administrative në të gjithë Bashkinë Durrës, Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit për prishjen e ndërtimeve të evidentuar si të pabanueshme sipas verifikimit të ekspertëve.

Po ju paraqesim një listë të pallatevë të cilët janë pajisur me shirit sinjalizues nga ana jonë në tabelën si më poshtë vijon sipas data-ve respektive: