Në pavionin Covid të spitalit të Durrësit i cili është hapur pak ditë më parë, deri më tani janë ezauruar 75% të kapaciteteve.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se aktualisht janë të shtruar 58 pacientë, ku dy qytetarë janë të intubuar. Mësohet se deri 24 orë më parë, kanë qenë tre persona të intubuar por njëri prej tyre është përmirësuar.

Burimet zyrtare konfirmojnë se situata nuk ka qenë problematike gjatë dy ditëve të fundit dhe ka ende hapësira për shtrime të reja në spital. Në rast se do të ketë fluks pacientësh të prekur me Covid, atëherë është përgatitur një skenar tjetër, ai i hapjes së një pavioni shtesë.

Nga 75 shtretër që ka në total pavioni Covid në Durrës, vetëm 60 prej tyre janë të zënë deri më tani. Nga këto, mësohet se nuk ndodhet asnjë fëmijë i prekur nga koronavirusi.