Situata nga COVID-19, Vettingu do të bëhet online

30/10/2020 - 10:14

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar se duke filluar nga sot të gjitha seancat dëgjimore me subjektet e rivlerësimit do të bëhen online. Në një njoftim për mediat, KPK bën me dije se ky vendim është marrë për shkak të situatës së COVID-19.

Zhvillimi i seancave online do të bëhet deri në datën 6 nëntor 2020, si një masë parandaluese për përhapjen e virusit.

“Dëshirojmë të informojmë opinionin publik se gjatë kësaj periudhe veprimtaria e KPK do të vijojë pa ndërprerje, përmes platformave zyrtare online, në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejshme e infeksionit si dhe të sigurohet shëndeti i punonjësve”, bën me dije KPK.

Ndërkohë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit informon se denoncimet nga qytetarët do të pranohen përmes postës zyrtare elektronike dhe jo fizikisht në zyrat e këtij institucioni.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell në të gjithë territorin.

Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër mjeku shqiptar.

Mjekja pediatre, Gjerogjina Kuli-Lito e ftuar në emisionin ‘”Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka zbuluar detaje nga vdekja e fëmijë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar se ka kaluar koronavirusin pa asnjë simptomë.

20 kandidatë për 4 vende pune në bashkinë e Durrësit.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mblidhet ditën e enjte për të shqyrtuar 3 kandidatët e tjerë për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha ka ndarë me ndjekësit e tij lajmin se sapo ka kaluar Covid-19.

Presidenti Ilir Meta ka humbur një person të shtrenjtë për të, mikun e tij Arjan Kuçin.

Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj është infektuar dhe pas tre javëve izolim ka shpallur fitoren nga Covid-19.

Gjykata e posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje për gjyqtaren Mimoza Margjeka të arrestuar për ko