Situata nga dëbora në vend, ARRSH: Në disa zona trashësia 1 metër

11/01/2019 - 10:26

Temperaturat e ulëta dhe moti me reshje dëbore ka penalizuar shumë banorë të qarqeve të vendit nga veri në jug. Aty ku raportohen probleme më shumë janë pjesët dhe akset që lidhin qytete, por edhe rrugët dytësore mes zonave të thella të vendit.

Për këtë edhe Autoriteti  Rrugor Shqiptar ka dhënë një panoramë të përgjithshme mbi gjendjen e rrugëve, ndërsa apelon që të ndiqen të gjithë udhëzimet e patrullave rrugore dhe mjetet  të përdorin zinxhirë në qarkullim. Ndërsa në disa zona të vendit, kryesisht në veri dhe verilindje trashësia e dëborës ka arritur mbi 1 metër.

“Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Gjate natës ka pasur reshje shiu. Situata në akset e këtij Qarku është përmirësuar ndjeshëm. Qarkullimi kryhet normalisht. Të gjitha akset qarkullohen pa zinxhir, vetëm në segmentin Erind–Çajup, qarkullohet pjesërisht me zinxhir. Në Qarkun e Korçës, ka pasur reshje të dobëta bore. Është punuar pa ndërprerje nga kontraktorët e mirëmbajtjes për përmirësimin e gjendjes në akse.

Në aksin Qafë Thanë – Pogradec – Korçë – Kapshticë, është punuar gjatë orëve të para të mëngjesit për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa zinxhir. Në aksin Boboshticë-Dardhë, nga km 5-14, qarkullohet me zinxhir.

Në rrugën Ersekë-Leskovik, në zonën e Gërmenjit, qarkullohet me zinxhir. Në Rajonin Qendror Tiranë: Gjatë gjithë natës dhe deri tani ka reshje shiu dhe ne akset e Dajtit ka rreshje bore. Po vazhdon puna per pastrimin dhe hedhjen e kripës nga kontraktori. Segmentet Qafë Priskë – Qafë Mollë-Shëngjergj qarkullohet me zinxhir. Në Trau Dajt-Teleferik është punuar për pastrim dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi bëhet me zinxhir.

Akset e Dajtit, qarkullohen të gjithë me zinxhir. Në Rajonin Verior Shkodër: Ka pasur reshje me intensitet të lartë. Në aksin Nyjë Fushë Dukagjin-Lidhja me Rrugën e Kombit, Hyrje Kukës-Krumë-Qafë Prush, Plepa-Kam, ka pasur reshje bore. Trashësia e borës shkon 60 cm. Vazhdon puna për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi pjesërisht me zinxhir.

Në segmentin Kukës-Ura e Zapodit, Kukës-Bushtricë, dhe K/Domaj-Draj Reç. Në punë janë 4 borëpastruese dhe 2 fadroma. Qarkullimi kryhet me zinxhir. Në aksin Kukës-Bushtricë, njoftohemi për situata të rënduar nga reshjet. Trashësia e borës ka shkuar 1 m. Tani sapo është bërë e mundur hapja e rrugës dhe mjetet po kalojnë.

Aksi Mjedë-Pukë-Fushë Arrëz-Kukës, Kukës-Krumë-Qafë Prush dhe Plepa-Kam qarkullohet me zinxhir. Në aksin Skuraj-Burrel-Klos-Peshkopi, po punohet me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Rruga është e kalueshme me zinxhir. Në rrugën Ura e Cerenecit-Steblevë trashësia e borës shkon 100 cm. Po punohet me 2 mjete borëpastruese. Qarkullimi me zinxhir.

Në rrugët Qafë Bualli-Krastë, Burrel-Komsi, Ura e Matit – Lis, K/Ulëz-Ulëz, Peshkopi-Qafë Draje dhe Peshkopi – Ushtelenxe ka pasur reshje me intensitet gjatë natës. Trashësia e borës shkon 50 cm. Po punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi rekomandohet me zinxhir.

Peshkopi-Maqellare dhe Maqellare-Dogana Bllatë qarkullohen me zinxhir. Po vazhdon pastrimi i segmentit Bulqizë-Shupenze nga kontraktori. Qarkullimi me zinxhir. Në rrugët Dedaj-Razëm, Koplik-Bogë, Qafë Mali-Fierzë, Pukë-Fushe Arrëz-Fushë Dukagjin. Është punuar pa ndërprerje nga kontraktori gjatë gjithë natës. Ne këto rrugë duhet të përdoren zinxhirët. Në akset e Tropojës Bajram Curri-Valbonë, Ura e Bujanit-Qafë Morinë, Sopot-Kernaje, Mejdan-Tropojë-Bucaj, ka pasur reshje bore me intensitet, dhe vazhdojnë edhe tani. Qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhir.

Në rrugën Fierë-B. Curri-Kam, qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhir. Në Qafë Laç-Koman ka pasur rreth 50 cm bore, qarkullohet me zinxhir. Në akset Shkodër-Hani i Hotit dhe Hani i Hotit-Tamarë, qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhir dhe me kujdes”, njofton ARRSH-ja.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Jahti i parë për vitin 2019, në portin e Durrësit është ankoruar në kalatën nr.1.

Klement Balili, i ashtuquajtur si Eskobari i Ballkanit, ndodhet tashmë në pranga.

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro është duke u pyetur në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me skandalin e kompanisë “Dh

Dekani i Fakulteti Juridik, Artan Hoxha, gjatë një takimi me studentët, iu ka bërë thirrje që të ndërpresin protestën, pasi kanë marrë pe

Vijon bojkotimi i mësimit dhe ngujimi në kampusin universitar edhe gjatë ditës së sotme nga studentët e UAMD-së.

Shumë prej tyre studentëve protestues shprehen të vendosur për të vijuar kauzën duke theksuar se nuk do të tërhiqen deri në përmbushjen e

Autoriteti Rrugor Shqiptar jep një panoramë të situatës së akseve rrugore në vend për këtë të mërkurë.

Orët e para të ditës do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin.

Baftjar Rusi, një nga avokatët e Klement Balilit i ftuar në emsionin “Dritare me Rudinën” në News24 ka komentuar nëse klienti i tij ka vi

Zbulohen pamjet që tregojnë momentin e dorëzimit të Klement Balilit te drejtori i Policisë së Shtetit Ardit Veliu.