Reshjet e dendura të shiut, që vijojnë prej disa orësh në Durrës, kanë krijuar një problematikë të theksuar në disa lagje dhe rrugë të Durrësit.

Rrjeti i kanalizimeve nuk ka mundur të pëballojë sasinë e madhe të reshjeve dhe për pasojë niveli i ujit në rrugë ka arritur në disa cm.

Siç shihet edhe nga fotot që ka siguruar DurrësLajm, lëvizja e automjeteve është thuajse e pamundur.

Nëse reshjet vijojnë me të njëjtin intensitet edhe përgjatë natës, situata mund të përkeqësohet edhe më shumë.