Situatë e rënduar në Kakavijë! Shqiptarët e gdhijnë rrugëve të Gjirokastrës, radha e automjeteve 10 km

14/08/2020 - 08:58

Situatë e rënduar në Kakavijë! Prej ditës së djeshme e deri sot, radha e automjeteve të qytetarëve që duan të kalojnë nëpërmjet pikës Kufitare të Kakavijës për në Greqi ka shkuar me disa kilometra. Përveç mbylljes së kufirit gjatë natës, shkak për krijimin e trafikut është bërë dhe vonesa e procedurave të kalimit nga pala greke që iu bën tamponë të gjithë personave që kalojnë për koronavirusin.

Kështu të paktën thonë nga pala shqiptare. Si kurrë më parë trafiku i mjeteve që presin për të kaluar ka shkuar deri në Jorgucat, afërsisht 10 km nga Kakavija.

Ndërkohë që nga pala shqiptare, ka punonjës dhe sportele të gatshme që rrinë në gatishmëri por për shkak se pala greke punon ngadalë, pala shqiptare nuk mund të pranojë më shumë shtetas.

Ndërkohë nga të dhënat e djeshme mësohet se shërbimet e DVKM Gjirokastër, kanë përpunuar një numër prej 3346 shtetasish në hyrje–dalje, nga të cilët 1010 në hyrje dhe 2336 në dalje.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjyqtarja Mimoza Margjeka, e cila ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi u zbulua se ishte pjesë e një skeme korrupsioni me

Jep dorëheqjen nga detyra zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Arsen Sinomati.

Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot kryesisht të qëndrueshëm, por që në zonat jugore

Koronavirusi i ka marrë jetën një punonjësi policie 50-vjeçar.

Mjeku i shquar shqiptar, Prof. Dr. Gjergji Cepa, një ndër themeluesit e Okulistikës Shqiptare eshte ndare nga jeta ne moshen 81-vjeçare.

Më herët, gjatë ditës, bashkia e Durrësit njoftoi se ditën e diel, më 20 shtator do të realizohet një shpërthim i kontrolluar tek një pal

Më 16 shtator 2020, Qeveria vendosi shpalljen zonë e re për zhvillim të territorit, me sipërfaqe prej 20 847 m2, si zonë e përshtatshme p

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Katër drejtues mjetesh janë vënë në prangat e specialistëve të Qarkullimit në Durrës.