Reshjet e dendura të shiut që ranë të dielën kanë shkaktuar përmbytje në zonën e Sukthit, pasi gjatë orëve të natës, lumi Erzen ka dalë nga shtrati.

Sot banorët janë ndeshur me një situatë tejet të rënduar, ku në këtë zonë janë evakuuar 5 familje, raporton “DurrësLajm”.

Situatë e rënduar paraqitet edhe në Rrushkull, ku ekipet e zjarrfikëses janë nisur drejt zonës sepse u është kërkuar ndihmë nga banorët.

Edhe në Shijak, siç raportuam më herët gjatë mëngjesit, rreth 10 familje ishin izoluar pasi uji u kishte depërtuar në katet e para të banesave.