Reshjet e dendura të shiut që kanë shoqëruar të gjithë ditën e sotme dhe janë intensifikuar më shumë në orët e mbrëmjes kanë shkaktuar situatë kritike në një pjesë të mirë të akseve problematike.

Shumë prej rrugëve janë përmbytur duke shkaktuar vështirësi për drejtuesit e automjeteve. Pamjet filmike të mbërritura në redaksinë e DurrësLajm dëshmojnë gjendjen në rrugën “Aleksandër Goga”, e cila në disa pjesë të saj është nën pushtetin e ujit.

Ndërkohë mësohet se gjendja është e vështirë edhe në lagjen nr.18, zonën e plazhit dhe Shkozetit, që përmbyten sa herë regjistrohen reshje me intensitet të lartë.