Reshjet me intensitet të lartë të pasdites së të mërkurës kanë përmbytur lagjet e Durrësit. Në kryqëzime dhe rrugë kryesore niveli i ujit ka arritur në disa centimetre, duke krijuar vështirësi të shumta në lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.

Pamjet filmike që po sjell DurrësLajm janë xhiruar në lagjen nr.12 dhe 17, ndërkohë që situata është e ngjashme edhe në lagjet e tjera të qytetit.

Dita e parë e kësaj jave shënoi përmbytjet e para në qytet, pas një thatësire disa mujore. Shumë zona të Durrësit ishin nën pushtetin e ujit, ndërkohë që kalimtarëve u duhej të bënin akrobaci për të kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Pas investimeve miliona euro të realizuara vitet e fundit për evitimin e përmbytjeve në rrugët dhe lagjet e qytetit, situata mbetet e njëjta.

Durrësi vazhdon t’i përngjajë Venecias dhe noton në ujë sa herë kemi reshje të dendura.