Në ditën e 11-të të protestës, banorët e Astirit, banesat e të cilëve preken nga shembja për shkak të projektit të Unazës së Re. kanë bllokuar rrugën. Me pankarta në duar, me shkrime ku sulmojnë qeverinë; ‘S’jemi shpellarë, jemi qytetarë’, ‘Poshtë hajdutët’, ‘Shtëpia jonë, është jeta jonë’, banorët kanë qëndruar në rrugë, ndërsa kanë bllokuar edhe qarkullimin e mjeteve.

Siç shihet edhe përmes fotove të siguruara nga LSA, disa prej protestuesve kanë bllokuar me goma një prej korsive dhe u kanë vënë atyre flakën.

Po ashtu në tubim nuk munguan as kapsollat. Kujtojmë se në përkrahje të banorëve ishte edhe kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili tha se projekti në fjalë ka 3 shkelje ligjore.