Komitetei Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet për të vendosur për masat e reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Ditën e sotme, skadon ora policore 20:00 e mbrëmjes me orën 6 të mëngjesit, e cila hyri në fuqi prej datës 11 shkurt.

Komiteti Teknik i Ekspertëve, në konferencën për mediat do të bëjë publike masat e reja që do të ndërmarrë, ndërsa nga burime jozyrtare mësohet se do të vendoset për kufizimin të lëvizjes nga ora 18.00 e mbrëmjes deri në 06.00 të mëngjesit.

Gjithashtu, pritet që të ketë dhe një lajmërim për mbylljen totale të fundjavave, për 14 ditë. Përveç saj, nga Komiteti pritet të ketë një tjetër vendim për shkollat e mesme në 10 qytetet e riskut zhvillojnë mësim online.

Një ditë më parë, sipas shifrave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, janë kryer 3897 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1021 qytetarë, ndërsa 19 persona e kanë humbur betejën me virusin.