Nis seanca gjyqësore ndaj ish-drejtorit të përgjithshëm të rrugëve Dashamir Xhika.

Xhika del sot para gjykatës së Apelit në Durrës për të apeluar vendimin e shkallës së parë që e ka lënë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor, Dashamir Xhika, dhe dy ish-vartësit e tij, Aksel Qurduka e Albens Alite, kanë firmosur në kundërshtim me ligjin 12 amendime kontratash për rrugën Tiranë – Elbasan. Këto ndryshime, sipas Prokurorisë, janë bërë me qëllim përfitimi, pasi janë në kundërshtim me ligjin, duke qenë se është shmangur Këshilli Teknik i ARRSH dhe bordi drejtues. Në këtë formë, dëmi që i është shkaktuar shtetit llogaritet rreth 54 milionë dollarë.