Skandali i sanitares, reagon "Shefqet Ndroqi": Veprim çnjerëzor, të hetohet deri në fund!

13/01/2021 - 13:16

Spitali Universitar "Shefqet Ndroqi" qëprej muajsh shërben si Covid-2 ka reaguar pas skandalit të denoncuar mbrëmjen e kaluar nga emisioni investigativ "Stop", ku sanitarja Tire Alldërvishi i kishte marrë 8 milionë lekë një30-vjeçareje për t'i shpëtuar të ëmën, e cila fatkeqësisht kishte ndërruar jetë.

Në reagimin e tij, spitali Covid-2 dënon ashpër ngjarjen, ndërsa iu kërkon autoriteteve të kryejnë hetimin e rastit deri në fund.

"Gjithë personeli shëndetësor i spitalit "Shefqet Ndroqi" ndjehet tejet i lënduar, befasuar nga veprimi korruptiv, ç'njerëzor i sanitares me inicialet T.A dhe dënon me forcë këtë akt të paligjshëm, korruptiv i bërë publik në emisionin investigativ "STOP". Ky akt i shëmtuar dhe i papërgjegjshëm nuk mundet kurrsesi të njollosë punën vetëmohuese dhe të jashtëzakonshme të personelit shëndetësor të spitalit "Shefqet Ndroqi”. Personeli shëndetësor i spitalit duke u distancuar nga ky veprim do të vazhdojë të ofroj me përkushtim shërbimin shëndetësor në kohë dhe me cilësi. Mbas shkarkimit nga puna e sanitares i kërkojmë autoriteteve kompetente të kryejnë hetimin deri në fund të këtij rasti. Personeli i shërbimit shëndetësor "Shefqet Ndroqi".", thuhet në reagim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sipas MeteoAlb edhe këtë të martë mbeten prezente vranësirat e shumta në vend gjatë orëve të para të ditës të cilat do të sjellin në ultë

Një tjetër ditë tragjike në vendin tonë, pasi mes 9 viktimave nga koronavirusi ishte edhe një i ri nga Librazhdi. Burime për mediat mësoj

Pas përmbytjeve të shumë zonave dhe shtëpive në Shijak, për shkak të daljes nga shtrati të lumit Erzen, banorët e qytezës së vogël po për

Zbardhen të tjera përgjime të Antimafias së Katanzaros, e cila goditi pak ditë më parë një grup mafioz në Itali, ndërsa ekzekutoi 48 urdh

Situata e shkaktuar nga përmbytjet në njësinë administrative Sukth vijon të mbetet problematike.

Punonjësit e kompanisë “Aleat” pranë rajonit nr.5 në Durrës janë tronditur ditën e sotme nga shembja e tavanit të zyrës së tyre.

Gjykata e rrethit gjyqësor Durrës shpall 4 vende vakante pune. Gjykata kërkon një arkivist dhe 3 sekretarë gjyqësorë për të plotësuar sta

Prokuroria e Tiranës i ka shtrirë hetimet lidhur me rastin “Tire Alldervishi”, e cila akuzohet për mashtrim, pas denoncimit që bëri vajza

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1918 testime për raste të dyshuar për Covid