Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro është duke u pyetur në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me skandalin e kompanisë “Dh Albania”.

Më herët, për këtë çështja janë marrë në pyetje 5 zyrtarë të ARRSH-së, ndërsa sot, akuza është duke u pyetur drejtori i këtij institucioni.

Qëndro do të japë shpjegime në lidhje me tenderin e lotit të parë, në Unazën e Re, pasi Prokuroria ka nisur një hetim, ku dyshohet se janë falsifikuar dokumentet e kompanisë fituese.

Pas zbulimit të skandalit nga emisioni ‘Të Paekspozuarit’ në News24, ARRSH pezulloi ndërtimin në lotin e parë tek Unaza e Re.

Ky falsifikim e ka ndihmuar kompaninë Dunwell Haberman, të fitojë lotin prej 18 milionë euro të tenderit për rindërtimin e Unazës së Madhe, duke krijuar imazhin e rremë se kjo është një kompani 20 vejcare dhe me eksperincë në projektet e infrastrukturës. E vërteta është se kjo kompani është themeluar në 25 Qershor 2018, vetëm dy muaj përpara zhvillimit të tenderit.