Skandali me sanitaren, Shoqata e Infermierëve: Dënojmë aktin e korrupsionit në spital, të hetohen dosjet e personelit

14/01/2021 - 13:18

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka reaguar pas skandalit te spitali COVID2,  ku një sanitare duke u hequr si infermiere, i ka marrë 8 mln lekë familjarëve të një pacienteje, e cila ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

Përmes një deklarate të publikuar në faqen zyrtare, shoqata e Infermierëve dënon aktin e korrupsionit të ndodhur në spital nën emrin e përdorur të Infermierit.

Shoqata e Infermierëve kërkon hetim të drejtë dhe transparent të të gjithë personelit dhe punës së bërë në të gjithë spitalet COVID dhe për të gjithë personat në pozita drejtuese pasi asnjë veprim i asnjë personeli nuk bëhet pa vënë në dijeni shefin apo kryeinfermierin e çdo pavijoni ku punon, kjo hedh hije dyshimi që në këto kohë fatkeqësisht nga heronj janë kthyer në vrasës të pacientëve.

Reagimi i plotë:

Shoqata e Infermiereve te Shqiperise e denon aktin e korrupsionit te ndodhur ne Spitalin Shefqet Ndroqi nen emrin e perdorur te Infermierit.

Duke qene se nuk eshte i pari rast qe persona te ndryshem bejne akte te tilla dhe kudo njolloset emri i Infermiereve duhet te jene te denueshem.

Shoqata e Infermiereve i ben thirrje Ministrise se Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale,Prokurorise dhe cdo instutucioni pergjegjes qe te hetoje rastin deri ne fund duke nxjerr te gjithe te perfshiret ne kete rast korruptiv me pasoje vdekjen e pacientes.Pamvarsisht titujve dhe pozicioneve qe kane personat e perfire perpara drejtesise dhe ligjit te gjithe duhet te jene te barabarte.

Gjithashtu duhen hetuar dhe te gjithe dosjet e personelit qe ushtron profesionin sa te rregullt jane ligjerisht ne ushtrimin e profesionit te tyre pasi prej kohesh kemi bere thirrje qe te verifikohe dosjet e Infermiereve pasi nje numer i konsiderueshem e ushtrojne profesionin ne shkelje si: pa lejen e ushtrimit te profesionit ose pa kualifikimet e duhura,persona qe nuk plotesojne kriteret per te qene ne nje pozicion por per shkak te shume arsyeve ato jane ne ate pozicion dhe kane sjell demtim te sistemit.

Kerkojme nje hetim te drejte dhe transparent te gjithe personelit dhe punes se bere ne te gjithe spitalet covid dhe per te gjithe personat ne pozita drejtuese pasi asnje veprim i asnje personeli nuk behet pa vene ne dijeni shefin apo kryeinfermierin e cdo pavioni ku punon,kjo hedh hije dyshimi qe ne keto kohe fatkeqesisht nga heronje jane kthyer ne vrases te pacienteve.

Jo te gjithe duhen futur ne nje thes por te perlyerit ne keto lloj korrupsionesh qe kane pasoje jeten e pacientit duhen denuar dhe te behen shembuj per ne vazhdim.

Korrupsionin ne cfaredo lloj forme nuk e justifikon as lodhja,as stresi,as pagat e ulta,asgje tjeter.

Duke shpresuar qe hetimet e kesaj ceshtje dhe e cdo denoncimi tjeter te bere si per humbjet e jeteve te pacienteve kohe me pare dhe e rasteve te korrupsionit te zbardhen deri ne fund.

Shoqata e Infermiereve distancohet nga cdo lloj rasti te tille ku profesionist jane te perfshire ne afera te tilla por qendron fort ne krah te cdo profesionisti te ndershem qe mundohen qe nen emrin e tyre apo te infermiereve te perbaltin figuren dhe punen e infermiereve qe ne cdo kohe jane te paret ne frontin e pare per tu sherbyer pacienteve dhe jo politikes,shefave,kordinatoreve,administratoreve apo kryeinfermiereve.Pasi betimi qe cdo profesionist ka bere eshte bere per ti sherbyer pacientit e askujt tjeter.

Shoqata e Infermiereve te Shqiperise

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Privatizimi i varrezave të Durrësit mund të jetë tashmë çështje muajsh.

Prokurorët do të votojnë ditën e sotme për të zgjedhur dy anëtarë të KLP për vendet që kanë mbetur bosh që prej marsit.

Reshjet e shumta në të gjithë vendin kanë sjellë rritje të prurjeve në Kaskadën e Drinit.

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën "arrest me burg" për infermieren Ronida Hysi, e cila është arrestuara dy ditë më parë nga policia e k

Mesditën e sotme do të zhvillohet me mjetet e komunikimit elektronik mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak Durrës.

Finalizohet operacioni policor antidrogë në Durrës i koduar "Tranzit", sekuestrohen rreth 8 kg cannabis sativa, arrestohen në flagrancë 2

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell në të gjithë territorin.

Viti 2020 solli një tablo të zymtë përsa i takon korrupsionit në botë, ku shumica e vendeve ka bërë pak ose aspak përparim në drejtim të

Drejtuesi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me efektet e vaksinës anti-COVID në vendin tonë