Skandali në Durrës, porti i peshkimit mbahet "peng" nga jahtet luksoze (FOTO & VIDEO)

Postuar: 28/04/2017 - 19:57

Porti i ri i peshkimit në Durrës, me të gjithë infrastrukturën mbështetëse, është kthyer në port për jahtet dhe velierat e të pasurve të Durrësit e të gjithë Shqipërisë.  

Në kushtet kur të pasurit kanë siguruar mjetet e tyre super luksoze, në këtë hapësirë, për peshkatarët e Durrësit nuk kujtohet asnjë strukturë shtetërore, pavarësisht se ky port duhet të ishte në shërbim të flotës së peshkimit.     

I ndërtuar rreth dy vjet më parë, por i pa marrë në dorëzim akoma nga Autoriteti Portual i Durrësit, ky port me vlerë mbi 15 milionë euro, mbetet i pashfrytëzuar për qëllimin për të cilin u ndërtua. 

Brenda hapësirës së tij janë ndërtuar e kanë përfunduar magazinat e peshkut, kanë përfunduar të gjitha bankinat dhe infrastruktura e duhur, që kërkon një port peshkimi.

Por porti është në varësi të firmës që ka kryer punimet dhe asnjë prej strukturave të tjera nuk ka autoritet mbi të, pavarësisht se aty janë ankoruar e qëndrojnë me muaj mjetet lundruese luksoze.

Sipas peshkatarëve, ky port nuk ka kapacitetet e duhura për ankorimin e anijeve të flotës së peshkimit të Durrësit.

Kapitaneria e Durrësit

Kapiteni Paulin Ndreu më herët ka thënë se nuk ka dhënë leje për qëndrimin e mjeteve brenda kësaj hapësire, të destinuar për port peshkimi, e cila është akoma në varësi të Ministrisë së Bujqësisë.

“Për aq kohë sa objekti nuk i është dorëzuar Autoritetit Portual ne nuk kemi ndikim mbi të”ka pohuar Ndreu.

Sindikata e peshkimit

Kreu i sindikatës së peshkimit në Durrës, Klodjan Kapiti, ngre si shqetësim madhor mungesën e kapaciteteve në portin e ri të peshkimit.

“Ky port ka kushtuar mbi 15 milionë euro, por nuk ka kapacitet për të mbajtur flotën e peshkimit, që përbëhet nga rreth 100 anije. 80% e të gjithë flotës së anijeve është e amortizuar në pjesën fundore dhe rrezikojnë të mbyten. Prej vitit 2011, nuk ka kantier për riparimin e anijeve tona, sepse u shkri në furrnaltat e Elbasanit nga Kurumi. Në Itali e në Greqi shkojnë i riparojnë zengjinët, ndërsa të gjithë peshkatarët, e Durrësit, i kanë anijet gati për t’u mbytur! Ne jemi në rrezik, sepse anijet dalin dhe peshkatarët tanë mund të na mbyten në det! Peshkimi është në buzë të greminës, ndërsa edhe këtë port të ri, e bënë për jahte e veliera!” tha Kapiti.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë mesditës së sotme u raportua rrëmbimi i një gazetareje të Radio Televizionit Shqiptar në Prishtinë.

35 të rinj nga 12 vende të ndryshme europiane në zyrën rajonale të punësimit.

Aksidentet kohët e fundit, ku të plagosur ose viktima kanë qenë këmbësorët ka bërë që policia të marrë një sërë masash, duke gjobitur me

Mbikalimet ofrojnë lehtësi dhe siguri në qarkullimin e këmbësorëve, por ka raste kur ndërtimi i tyre është bërë larg standardeve të duhur

Një shumë financiare prej 100 mijë euro besohet se është paguar për të krijuar audio-përgjimin e rremë mes dëshmitarit X, Albert Veliu dh

Vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i cili konfirmoi vendimmarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për të ndërprerë proce

Sipas Meteoalb, paraditja e kësaj të marte vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë territorin, më të dukshme në ekstremi

   Ditët e fundit moti ka qenë i paqëndrueshëm, ç’ka mund të ketë ndikuar edhe në prishjen e planeve.

   Njëri nga prokurorët që po heton përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike ku pretendohet të jetë protagonist, vëllai i Ministrit t

   Përveç pijeve alkoolike dhe ahengut, në lokalet e qytetit bregdetar të Durrësit, mundet të gjesh edhe prostituta.