Teksa për në 180 çadrat e ngritura te stadiumi "Niko Dovana" në Durrës janë dërguar ndihma te shumta për personat që po qëndrojnë prej ditës së djeshme, në çadrat e Sukthit ka mungesa të theksuara.

Banorët thonë për DurrësLajm se janë lënë në hije pasi ju mungojnë ushqimet e gatuara, sepse deri më tani iu kanë dhënë produkte të paketuara (makarona, vaj, sheqer) te cilat nuk kanë ku ti gatuajnë.

Ata thonë se fëmijët që po qëndrojnë në keto çadra kanë nevojë për këpucë e veshje pasi në momentit e tërmetit tragjik kanë dalë nga shtëpia zbathur.