Skema kombëtare 2019, AZHBR takim me fermerët e Durrësit (VIDEO)

19/04/2019 - 15:53

Nga Durrësi, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural nisi sot fushatën për skemat mbështetëse nga Fondi i Programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, viti 2019. Takimi i parë me fermerë dhe blektorë është zhvilluar në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak ndërsa ministri Blendi Çuçi i paralajmëruar për të bashkëbiseduar me fermerët dhe bujqit e rrethit të Durrësit nuk mori pjesë.

Skema këtë vit ka në fokus mbështetjen e fermerëve të vegjël, blegtorëve. Mbështeten me finacime direkte blegtorët për tufën bazë dhe dorëzimin e qumështit, në bletari, zhvillimin e sektorit të ullirit, si dhe investime në agroturizëm dhe bujtina. Aplikimet për masat direkte do të hapen më datë 23.04.2019 deri më 10/05/2019, dhe për masat e investimeve nga data 23.04.2019 deri më 17.05.2019. Aplikimet do të kryhen online në 20 Agropika në Shqipëri, me asistencën e specialistëve në Agropika dhe Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor, që do këshillojnë aplikantët për aplikime të sakta.

Skemat kombëtare në bujqësi, 2019, mbështet zhvillimin e sektorit me financime direkte, duke rritur konkurrueshmërinë e produkteve blegtorale, peshkimit dhe uljen e kostove të prodhimit, nëpërmjet pagesave të imtave të matrikulluara, si dhe për dorëzimin e qumështit, për açuge dhe sardele të peshkuara me vlerë buxhetore 704 mln lekë. Mbështetja fianciare për tufën bazë është 1.000 lekë për çdo krerë dele dhe/ose dhi; dhe për dorëzimin e qumështit me 10 lekë/litër, për pagesat për dorëzimin e qumështit litër në pikat e përpunimit, për fermat që mbarështojnë lopë dhe/ose të imëta kundrejt faturës tatimore të shitjes, nga 1 Janar 2019.

- Mbështetje për mbarështimin e bletarisë me 1.000 lekë/koshere;

- Mbështetje ndaj anijeve të peshkimit, me vlerë 20 lekë/kg açuge dhe/ose sardele të peshkuara dhe tregëtuara në stabilimentet shqiptare të përpunimit.

Këtë vit skemat kombëtare mbështesin “Zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit të ullirit” me buxhet 125 mln lekë, dhe financon në mbjellje të rëja në ullishte, instalimin e ujitjes me pika, makineri dhe pajisje për vjeljen e ullirit, si dhe për prodhimin e vajit të ullirit.

Pas suksesit të skemave mbështetëse kombëtare 2018, për investime në agroturizëm dhe bujtina, fondet nga buxheti i shtetit ofrojnë edhe këtë vit mbështetje financiare në:  

Mbështetja e diversifikimit të aktiviteteve ekonomike në zonat rurale, për ngritjen ose rikonstruksionin e ambienteve për veprimtari të turizmit rural nga 6 deri në 10 dhoma, dhe Mbështetje për investime në agroturizëm.

Fondi i skemave kombëtare nga Buxheti i Shtetit, i shtohet fondit të programit të Bashkimit Evropian IPARD për zhvillimin e bujqësisë dhe rural, me vlerë financimi 50 milionë euro, vetëm për vitin 2019.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dhuna ndaj turistëve spanjollë dhe video me pamje si në filmat aksion ku pronari i lokalit “Panorma” në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima ka

Është liruar nga burgu kreu i FRPD-së, Arvit Bushati, pasi dhjetëra mbështetës të Partisë Demokratike protestuan para komisariatit të pol

Nëse mendoni se i nxehti ekstrem kaloi, gaboheni! Kjo javë do të rikthejë temperaturat përvëluese.

Dy turistet e humbura në Alpet shqiptare janë gjetur.

Eugenio Galdón është spanjolli që pa tmerr me sy teksa kishte zgjedhur të vizitonte Porto Palermon në Shqipëri dhe fati e përballi me Mih

Drejtori i Burgut “313”, Maksim Hamitaj, është pezulluar nga detyra për shkak se është gjetur në shkelje duke favorizuar disa të burgosur

25 automjete të gjobitura ditët e fundit nga Policia Bashkiake e Durrësit për parkime të gabuara.

Ergys Brahimaj është 31-vjeçari që humbi jetën pas shembjes së skelës në pallatin ku ai po punonte në Tiranë.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako ka zhvilluar ditën e sotme një takim me tri vajza të vogla durrsake dhe nxënëse shumë të m