Themeluesja e Smart Center, Alma Stana njofton se për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, për hir të sigurisë së shëndetit të stafit prej më shumë se 50 personash, ka vendosur që gjatë kësaj periudhe të aplikojnë punën në distancë, atë online.

Nën moton “Rri në shtëpi”, Stana thotë se Smart Center Online operon në tri drejtime kryesore si:

“Trajnimet profesionale e informatike, kurset universitare e shkollore.

Punësimi mbështetur në Portalin e punësimit www.smartcenterdr.com/punesim ofron staf të të gjitha profesioneve që është i gatshëm të punojë (nga shtëpia online ose offline) dhe për më tepër staf të specializuar IT aq të kërkuar këto kohë.

Zhvillimin e plotë të Prezencës Web të biznesit tuaj.”

DEKLARATA E PLOTË

Përshëndetje KLIENT!

E para urojmë që mesazhi unë t’ju gjeje mirë!

Po e shkruajmë këtë email nga shtëpia dhe në një situatë vërtet jo të zakonshme, ku fjalët më të përdorura të ditës janë Izolim dhe Karantinë. Shumë klientë na kanë pyetur se si do të jetë situata në vazhdim dhe çfarë masash kemi marrë për vazhdimësinë e punës tonë në kushtet e krijuara si pasojë e Covid-19.

Që prej 10 Marsit, ne vendosëm të aplikonim punën në distancë, duke i mundësuar ekipit tonë prej me se 50 personave të mos paraqiten në Smart Center Tirane dhe Durres. Kjo për hir të sigurisë së shëndetit të gjithësecilit, që është primare në këtë kohë dhe për t’i paraprarirë problemeve që mund të sillte një përhapje virale mes nesh.

Nisur nga situata aktuale, nëpërmjet këtij email-i duam të sigurohemi që ju si biznes klient apo partner i yni të njheni me masat që kemi marrë në këtë aspekt.

Puna në distancë nuk do të na pengojë që të japim maksimumin për t’ju përgjigjur nevojave tuaja. Stafi ynë ka qenë i gatshëm për të punuar në distancë prej më shumë se 3 vitesh, nisur nga përvojat tona të gjata me klientë ndërkombëtarë.

Të gjithë po e shohim se kur lëvizja dhe aktiviteti fizik ndalon, shumë biznese po përpiqen të arrijnë tek klientet e tyre nëpërmjet platformave dixhitale.

 Ne e filluam punen nga shtepia, pershtatu edhe ti! Nese mundesh edhe ti mund te edukohesh remote per sigurine tende dhe tonen! Mund te mbani klientet tuaj online, madje te fitoni kliente te rinj. Audiencat online jane te pamata!

SMART CENTER ONLINE operon tashme ne tri drejtime kryesore:

 1.Trajnimet profesionale e informatike, kurset universitare e shkollore po vazhdojne normalisht online. Pavarësisht distancës, për ne është njësoj sikur punojmë në Smart Center, pasi për të bashkëvepruar si staf përdorim platformat e edukimit ne distance si Zoom, Google Classroom, Skype në Cloud; platfoma që mundësojnë bashkëpunim të mirë në çdo projekt, ku secili anëtar i stafit është i disponueshëm në kohë reale me detyra të përcaktuara qartë dhe i informuar për afatet që duhen respektuar. Per informacion lidhur me shumellojshmerine e trajnimeve na vizitoni ne vitrinen tone dixhitale www.smartcenterdr.com dhe lidhuni me ne. Trajnimet falas po I ofrojme online ne webinare duke trajtuar temat e aftesime teknologjike qe kerkojne audiencat.

2.Punesimi mbeshtetur ne Portalin e punesimit www.smartcenterdr.com/punesim ofron staf te te gjitha profesioneve qe eshte i gatshem te punoje (nga shtepia online ose offline) dhe per me teper staf te specializuar IT aq te kerkuar keto kohe.

3.Zhvillimin e plote te Prezences Web te biznesit tuaj. Këshilla më e mirë është edhe ju qe jeni biznes ta kaloni biznesin tuaj online, dhe ne kete kemi bere nëpërmjet platformave dhe njohurive të besuara dhe të sprovuara në treg. SMART CENTER ONLINE ju sherben qe te ndertoni shpejt nje website professional, ta mirembajme bashke ate, te zhvillojme prezencen Web ne teknologjite tendence si Cloud dhe Mobile, te zhvillojme dimensionin e tregtise elektronike te mallrave/sherbimeve tuaja! Dhe kjo pa dale nga shtepia – vetem me takime virtuale! Ne ju ndihmojme te vini ne praktike e-commerce dhe te integroni pagesat online nga platforma te besueshme.

Sot, më shumë se më parë, na duhet që ta përballojmë këtë situatë së bashku. Nëse ka dicka tjetër me të cilën mund t’ju shërbejmë, jemi në dispozicionin tuaj, 24/7! Kështu funksionon biznesi Online!

Dhe cfarë është më e rëndësishmja, urojmë shëndet të mirë, per ty dhe për familjen tënde dhe njerëzve që të rrethojne

                                                                      Sinqerisht,
                                                                      Alma, themeluese e Smart Center