Soreca: Presidenca Rumune dha rekomandime pozitive për Shqipërinë

12/07/2019 - 11:01

Është mbajtur ceremonia e mbylljes së Presidencës Rumune në Këshillin e BE-së, ku morën pjesë ambasadori i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca dhe ambasadori rumun në vendin tonë, Mircea Perpelea.

Luigi Soreca tha se Presidenca Rumune ka bërë përpjekje të shumta në rajon, pavarësisht klimës së vështirë politike që është përballur. Pjesë të axhendës së saj, Presidenca Rumune ka pasur edhe çështjen e zgjerimit, përfshi këtu edhe Shqipërinë.

Soreca në fjalën e tij falënderoi Rumaninë, edhe për faktin se shteti rumun, në kohën që ka kryesuar Këshillin e BE-së ka dhënë rekomandime pozitive për Shqipërinë.

“Edhe në fushën dixhitale, Presidenca Rumune ka bërë përpjekje të shumta në rajon dhe të gjitha këto në një vështirësi të klimës politike. Të gjitha këto janë bërë në kushte të vështira. Samiti i 9 maji ka qenë mjaft i rëndësishëm për të gjithë punën tonë dhe kjo është një nga ngjarjet tona më të rëndësishme, përfshi këtu edhe çështjen e zgjerimi, që ka qenë pjesë e axhendës. Patjetër që kjo është e vështirë. Presidenca Rumune ka bërë shumë gjatë gjithë kësaj periudhe. Patjetër që është përballur me një moment kompleks. BE po vendos liderët e rinj në 16 korrik,  ku do ketë një debat sa i përket presidentittë Komisionit Europian; Po bëjmë një reformim të ri të pozicioneve në Bashkimin Europian. Pozicione e reja te Komisionit Europian, i marrin detyrat në fund të tetorit. Ekzekutivi është duke bërë proceduat që të finalizojnë punën dhe të përcaktojnë detyra dhe pozicionet e reja. Është periudhë e ngjeshur për BE. Urime për punën që keni bërë gjatë gjithë kësaj kohe nën presidencën rumune!”, tha Soreca.

Ndërkaq, ambasadori rumun në vendin tonë Mircea Perpelea deklaroi se Rumania ka punuar për zgjerimin e mëtejshëm të BE, si dhe është përpjekur të jetë afër vendeve që duan të aspirojnë për integrim të plotë në Bashkimin Europian.

“Kemi punuar për një Europë më të mirë. Jemi përpjekur të avancojmë sa më shumë axhendën europiane. Jemi përpjekur të mbajmë premtimet tona që kemi dhënë gjatë kësaj periudhe. Kemi pasur rezultate të mira dhe mbi të gjitha jemi përpjekur të qëndrojmë neutral. Kemi qenë në gjendje t’i arrinim të gjitha prioritetet tona, në Ballkanin Perëndimor, por veçanërisht në Shqipëri. Rumunia ka dhënë sinjale pozitive për Shqipërinë për të avancuar më tej integrimin. Sa i përket integrimit, mendimet kanë qenë gjithmonë pozitive”, tha Perpelea.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këtë të premte, vendi do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme, sidomos në zonat veriore.

Liderët e vendeve anëtare të BE janë mbledhur në Bruksel në samitin që pritet të marrë edhe vendimin final sa i përket çeljes së negociat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka folur në lidhje me negociatat me Tiranën e Shkupin, duke u shprehur se sinjale

Në zbatim të Strategjisë Kombëtare të Luftës Kundër Trafikimit të Personave, sot u organizua një takim me Tryezën Teknike nën drejtimin e

Goditet një tjetër grup që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së pronës në Durrës.

Aplei i Krimeve të Rënda ka hedhur poshtë kërkesën e Klement Balilit për të fituar pafajësinë, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së S

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka ndryshuar thuajse të gjithë drejtorët e burgjeve në mbarë vendin.

Ka pasur informacione se Marsida Qatja do të udhëtonte jashtë vendit, e për këtë arsye, Prokuroria e cila e ka marrë në hetim, i ka hequr

Kuvendi i Shqipërisë po miraton një projektligj, i cili rrit kontrollin mbi prodhimin dhe tregtimin e kripës së jodizuar.

Ministria e Drejtësisë ka kthyer përgjigje në lidhje me kërkesën për informacion për Albert Veliun dhe ekstradimin e tij nga Belgjika.