"Paketa Moneyval miratuar dje nga Parlamenti sjell mjete të reja për të luftuar në mënyrë efektive kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në Shqipëri", kështu ka deklaruar së fundmi Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Lugi Soreca.

Përmes një postimi në "Twitter", Soreca ka thënë se miratimi i kësaj pakete e sjell Shqipërinë më pranë standarteve të BE-së.

Kujtojmë se paketa Moneyval përmban 5 projektligje, të cilat parashikojnë ndryshime në ligjin për regjistrimin e biznesit, për procedurat tatimore, për masat kundër financimit të terrorizmit, për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara.

"Shqipërisë i duhet ende të ketë rezultate për rekomandimet e mbetura të Moneyval", thekson ndër të tjera Soreca.

Ndërkaq, ambasadori tha se BE i mbështet përpjekjet e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.