Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka takuar ditën e sotme kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Përmes një njoftimi në Twitter, Soreca bën me dije se në fokus të bisedës ka qenë puna për përzgjedhjen e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese.

“Sot takova Ardian Dvoranin, kryetarin e KED, i cili më informoi me hapat e fundit të punës së Këshillit për përzgjedhjen e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, Inspektoratin e lartë të Drejtësisë, në kuadër të Reformës në Drejtësi. Është thelbësore që gjykata Kushtetuese të jetë funksionale sa më parë”, shkruan Soreca.