Disa zona në Tiranë do të jenë pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve që po bëhen për instalimin e rrjetit 20 kv në një kabinë që furnizohet nga nënstacioni Selitë.
OSHEE bën me dije se punimet do të zgjasin nga ora 09.00 deri në 14.00 të ditës së sotme.
Sipas OSHEE-së, pa energji do te jenë rruga “Njazi Demi” pjesërisht, përballë me gjykatën e rrethit Tiranë.
Po sot punime do të ketë në kabinën që furnizon abonentët që banojnë në rrugën “Kongresi i Lushnjës”. Kjo zonë do të mbetet pjesërisht pa energji deri në orën 14.00.