Këshilli Bashkiak i Durrësit pritet të zhvillojë pasditen e sotme (në orën 17:00) mbledhjen e radhës në sallën e qendrës kulturore “Aleksandër Moisiu”.

Krahas 8 pikave të publikuar një ditë më parë në “DurrësLajm”, pjesë e rendit të ditës do të jetë edhe shtesa, pika 9: 

*Për miratimin e listës së familjeve përfituese të subvencionimit të qirasë të mbetura të pastreha si pasojë e shëmbjes së banesave të tyre në zbatim të vkb-së nr. 18 datë 23.04.2020, vkb-së nr.37 datë 14.05.2020, vkb-së nr.52 datë 25.06.2020 dhe vkb-së nr.54 datë 25.06.2020 

Emrat që do miratohen në këtë listë, do të përfitojnë bonusin e qirasë pasi kanë mbetur të pastrehë pas shembjes së pallateve të tyre kohët e fundit. Bëhet fjalë për banorë në Durrës, si dhe në njësitë administrative Ishëm, Manzë etj..