IGJEUM parashikon se që nga dita e sotme e deri më 26 janar priten reshje intensive, të cilat do të jenë më të përqendruara në veri dhe në jug të territorit.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa.

Mësohet se në pjesët e sipërme të këtyre baseneve lumorë, mund të ketë vërshime të shpejta të përrenjve dhe lumenjve më të vegjël të shoqëruara edhe me rrëshqitje të dherave, kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.

POSTIMI I PLOTË

PARASHIKIM I RREZIKUT NGA PËRMBYTJET

———————————————— ————–

Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë dt. 23-26 Janar 2021 priten reshje intensive, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri dhe në jug të territorit. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa. Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve lumorë, mund të ketë vërshime të shpejta të përrenjve dhe lumenjve më të vegjël të shoqëruara edhe me rrëshqitje të dherave, kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër. Lumenjtë e tjerë do kenë rritje të prurjeve por parashikohen me rrezik më të ulët nga përmbytjet. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve.

PARASHIKIMI METEO

————————–

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë, dt. 23) dhe nesër (e diel, dt. 24) priten reshje intensive në qarqet Shkodër dhe Gjirokastër por lokalisht shumë intensive në qarkun Shkodër. Ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve priten reshje mesatare por lokalisht intensive në Kukës, Lezhë, Berat, Korçë dhe Vlorë. Reshjet pritet të jenë të shoqëruara dhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në veri dhe verilindje të vendit, sot dhe nesër reshjet priten të jenë edhe në formë dëbore në lartësitë më të mëdha se 500 mbi nivelin e detit.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt. 24) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 13 °C

në vendet e ulëta: 6 / 14 °C

në vendet malore: 0 / 7 °C

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt. 23) dhe nesër (e diel, dt. 24) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.