Sot Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit me mbështetjen e opozitës organizon protestën e dytë pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

E para u zhvillua të hënën dhe zgjati për rreth 2 orë e gjysmë, kurse dje nuk u protestua në respekt të Natës së Kadrit.

Protesta zhvillohet te Pedonalja e Tiranës në orën 17:30 teksa opozita ka konfirmuar pjesëmarrjen e vazhdueshme. Ndërkohë tek vendi ku ishte Teatri Kombëtar, vijon heqja e inerteve.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon drejtësi për shembjen e e këtij institucioni si dhe nga ana tjeër për lirim të aktivistëve.