Sot rikthehet transporti publik në Tiranë

06/07/2020 - 07:58

Ditën e sotme (6 korrik) rikthehet shërbimi i transportit qytetës në Tiranë në kushte të reja në përputhje me situatën epidemike.

Pas më shumë se dy javë protestash, bashkia e Tiranës arriti dakordësinë me shoqatën e transportit qytetas për të paktën një pikë.

Në rast të shkeljes së rregullave të distancimit social, gjobën e paguan pasagjeri.

"Ju bëjmë me dije vendimin e të gjithë operatorëve të transportit publik në qytetin e Tiranës për rifillimin e shërbimit të transportit qytetës në Tiranë në kushte të reja në përputhje me situatën epidemike.

Bashkia Tiranë, sipas kërkesës tone, ka rishikuar dhe ka bërë ndryshimin e protokollit të sigurisë, ku ndër të tjera, sipas legjislacionit në fuqi, ka lehtësuar përgjegjësinë ligjore të operatorëve duke bërë të mundur operimin në linjë.

Bazuar nga sa më lart, ne, operatoret e transportit publik në Tiranë, kemi marrë vendimin për të rifilluar shërbimin në linja me kapacitete të përshtatura me kushtet e reja, në respekt të kërkesës së Kryetarit të Bashkisë dhe të qytetarëve të Tiranës, me qëllim mundësimin e ofrimit të këtij shërbimi në qytet.

Ndërkohë me Bashkinë Tiranë do të vijojnë diskutimi i kushteve për hartimin e një kontrate shtesë me kushte dhe afate të përcatuara për zbatim nga secila prej palëve (bashkia dhe operatorët). Moszabtimi i kushteve të kontratës shtesë do të përbëjë shkak në ditët në vijim për rindërprejen e këtij shërbimi.

Mbetemi shpresë plot se do të plotësohen edhe kërkesat tona ekonomike, të dakortësuara në marrëveshjen me bashkinë, pasi në rast të kundërt, situata e krijuar do të na çojë drejt falimentit të sigurt.

I bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të transportit publik, të respektojnë protokollin e sigurisë antiCovid-19, për shëndetin e tyre dhe të stafit tonë", njoftoi përmes një deklarate Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetës (SHKTQ).

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako, e shoqëruar nga deputeti Roland Xhelilaj, ka zhvilluar një takim me banorë të Njësisë Adm

Një vajzë e mitur 14-vjeçare rezulton e zhdukur prej 3 ditësh në Vlorë.

Pronari i hotelit në Tushemisht, që iu bë atentat me armë zjarri dy herë brenda javës, Jetmir Muçllari, ka folur për mediet.

Policia jep detaje të tjera mbi vetvrasjen e milionerit Eugert Lazaj, i cili u gjet i pajetë nga të afërmit në vilën luksoze në Rrolling

Policia Rrugore edhe këtë fundjavë ka vijuar me kontrollet me radar e drager në të gjitha rrugët e Tiranës për të parandaluar aksidentet

Këshilli Bashkiak Durrës pritet të marrë të hënën, në një mbledhje jashtë radhe të tij, dy vendime të rëndësishme për qytetarët e dëmtuar

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka dhënë lajmin e mirë për dy nënkryetarët e tij, të cilët u infektuan me koronavirus pak javë më p

Ditën e sotme do të mbetemi nën ndikimin e motit të kthjellët në bregdet, por në zonat e ulëta dhe malore do të ketë kthjellime dhe vranë

Bashkia e Durrësit ka publikuar emrat e fituesve të konkurseve për plotësimin e vakancave në 10 vende të lira pune, kryesisht si speciali

Deri ne datën 26 nëntor 2019 kur gjatë tërmetit që u mori jetën 51 qytetarëve dhe u shpallën te pabanueshëm qindra objekte, kjo godinë is