Efektivët e Batalionit të Xhenios të Forcave të Armatosura po punojnë sot për shembjen e kontrolluar të 2 objekteve 5-katëshe në Shkozet të Durrësit.

Këto objekte janë klasifikuar si të pabanueshëm nga ekspertët dhe të caktuar për t’u shembur.

Shembja e kontrolluar e objektit të parë është parashikuar të ekzekutohet sot rreth orës 15.00.

Për kohën e shembjes së objektit të dytë, Ministria e Mbrojtjes thotë se do të ketë njoftim më vonë gjatë ditës.

Një ditë më parë u bë edhe shembja me shpërthim të kontrolluar me tritol të një pallati 6-katësh në zonën e Plazhit.