Ditën e nesërme Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të bëjë transferimin e prokurorëve të mbetur te Prokuroria e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe në Prokurorinë e Apelit, por që nuk janë pjesë e SPAK.

Transferimi i tyre do të bëhet pas mbylljes së këtyre prokurorive, në prokurori të tjera të juridiksionit të përgjithshëm.

Prokurorët që do të transferohen janë:

  • Arens Çela
  • Blerim Tominaj
  • Besim Hajdarmataj
  • Artan Bajrami
  • Eugen Beçi
  • Doloreza Musabelliu
  • Elisabeta Imeraj
  • Manjola Kajana
  • Përparim Kulluri
  • Vladimir Mara
  • Sonila Muhametaj
  • Pranvera Pustina