SPAK del kundër arrestimit të gjashtë oficerëve të Policisë Kufitare Durrës, të cilët një vit më parë u panë si të korruptuar, teksa po ushtronin detyrën në terminalin e pasagjerëve.

Dyshimet e policisë për kolegët e tyre që kulmuan me shkarkimin e shefes së kufirit në port konsiderohen nga Prokuroria e Posaçme si të paprovuara ndaj në përfundim të hetimeve, kapitulli për korrupsion në kufi mbyllet.

Por edhe pse policia një vit më parë pasi ndërhyri në kabinat e 6 oficerëve u gjeti atyre në xhepa kartmonedha në valutë të huaj, sipas dosjes, SPAK këmbëngul se oficerët e policisë, Durim Xeka, Arjan Gjyzeli, Dorina Doganaj, Gezim Caca, Juljana Kurraj, edhe pse i posedonin keto vlera monetare, kjo nuk ishte një e dhënë që i implikon në marrje rryshfeti.

Oficerja e gjashtë, Greta Batusha edhe ajo e hetuar dhe të cilës iu gjetën 50 euro brenda pasaportës së një qytetari që po përpunonte, po ashtu konsiderohet e proceduar pa provë. SPAK shton se dyshimi ndaj polices nuk formësohet me asnjë ngjarje korruptive apo abuzimi me detyrën. Në vendimin e pushimit radhiten edhe dëshmitë e oficerëve të hetuar.

Oficeri Gjyzeli që kishte në xhepa 300 euro, i cili pretendon se do ia jepte një mikut të tij që udhëtonte drejt Italisë për t’i blerë ilaçet e të birit. Edhe efektivi Xeka që kishte në xhep 100 euro këmbëngul se i mbante në kuletë, pasi do të udhëtonte në Itali për t’u kuruar, ndërsa Caca insiston se shumat e konsiderueshme i duheshin për të blerë një lavatriçe.

Policja Doganaj i thotë SPAK-ut se shumën prej 150 euro ia kishte dhënë i vellai pasi kishte marrë rrogën. E pyetur nga SPAK, policja Kurraj që iu zbuluan 830 euro në kuletë tregon se ditën e arrestimit te saj, partneri dhe i biri do të udhëtonin drejt Italisë për shkaqe personale. SPAK thotë se këto dëshmi provohen nga një sërë veprimesh të tjera ku përfshihen biletat e udhëtimit, faturat dhe bisedat në telefon. /Top Channel