Përmes një deklarate në faqen zyrtare, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar sqaron se gazetarët nuk mund të marrin pjesë në seancat gjyqësore si zbatim i aktit normativ: “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19 ” i ndryshuar,  ku në nenin 3 të tij në shkronjën ç) parashikohet zhvillimi me dyer të mbyllura i të gjitha seancave gjyqësore publike si masë e veçantë me efekt në fushën e veprimtarisë gjyqësore.”

“Nisur nga kërkesat e gazetarëve për të marrë pjesë në seancat gjyqësore, kërkesat e të pandehurve që gjykimet të zhvillohen në prani të mediave si dhe nga reagimet e subjekteve procedurale si avokatë, në lidhje me moslejimin e pranisë së mediave gjatë zhvillimit të gjykimeve.

Ju sqarojmë se, Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, gjatë veprimtarisë së saj gjyqësore zbaton urdhërimet e Aktit Normativ nr. 9 të KM datë 25.03. 2020 ” Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19 ” i ndryshuar,  ku në nenin 3 të tij në shkronjën ç) parashikohet zhvillimi me dyer të mbyllura i të gjitha seancave gjyqësore publike si masë e veçantë me efekt në fushën e veprimtarisë gjyqësore.

Ndërsa, për shpalljen e vendimeve Gjykata zbaton drejtëpërdrejtë Kushtetutën dhe nenin 146 të Kushtetutës ku thuhet se: “Vendimet gjyqësore shpallen publikisht nëçdo rast”.

Në zbatim të kësaj norme kushtetuese, vendimet përfundimtare në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, do të shpallen publikisht. Media dhe personat e interesuar do të njoftohen parprakisht për këtëmoment procedural të procesit.

Në lidhej me zhvillimet gjatë seancave gjyqësore jopublike, Gjykata do të përgatisë njoftime periodike, gjithashtu ju ftojme të konsultoheni me faqen tonë të internetit: www.gjp.gov.al.”, thuhet në njoftim.