Spartak Braho kundër Ramës për Mid’hat Frashërin: Do t’i kushtojë rëndë nderimi i një kryekolaboracionisti

06/12/2018 - 13:16

Deputeti i  Partisë Socialiste, Spartak Braho ka kritikuar kreun e qeverisë, Edi Rama, për ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të Mid’hat Frashërit.

Në një intervistë për "Dita", Braho ka thënë se e ka përcjellë me trishtim dhe indinjatë qëndrimin e kryeministrit, për të nderuar Mid’hat Frashërin, të cilin e quajtur si kryekolaboracionistin e pushtuesve fashist. Ai tha se ky akt ishte një provokim dhe që do ti kushtojë rëndë kësaj qeverie.

"Është pak të them se e përcolla me trishtim. Me indinjatë po, si të gjithë veteranët antifashistë, si gjithë socialistë. Ua kam deklaruar qëndrimin tim kundër para se të bëhej kjo ceremoni. Ishte krejtësisht e panevojshme të provokoheshin ndjenjat e popullit me një gjest të tillë. Me pak fjalë, mund të them se nderimi i një kryekolaboracionisti të pushtuesve fashistë si Mit’hat Frashëri do t’i kushtojë rëndë kësaj qeverie", shprehet Braho.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gent Cakaj hedh poshtë zërat se ai bashkëjeton me një nga njerëzit e afërt të kryeministrit Edi Rama.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar në “Twitter” për arrestimet pas grabitjes në Rinas.

Lëvizja Vetëvendosje regjistrohet zyrtarisht në Tiranë.

Prej disa orësh, gjiri i Durrësit është përfshirë nga një erë e fortë, e cila qe paralajmëruar dy ditë më parë nga Drejtoria e Përgjithsh

Në një deklaratë për mediat, Unionit i Gazetarëve Shqiptarë ka denoncuar sjelljen dhe dhunën fizikë të punonjësit të Gardës së Republikës

Prokurorja e shkarkuar Rovena Gashi paraqiti një kërkesë të dytë për t’u përfaqësuar në procesin e apelimit të çështjes së saj nga e motr

Gazetarja e ekonomisë në Tv Klan, Ola Xama, ka denoncuar me foto punonjësin e Gardës së Republikës, i cili sipas saj e ka dhunuar teksa a