Specialistja e Inxhinierisë Luljeta Bozo e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në “News 24” tha se janë bërë gabime edhe në ndërtime.

Bozo tregoi edhe cilat janë zonat më problematike dhe më të rrezikuara në raste tërmetesh.

“Janë disa gabime. Për të ndërtuar mund të ndërtosh ku të duash, por studimet sizmologjike rekomandojnë që përshembull një truall që është i dobët ka rrezik më të lartë se një truall në kodër. Zonat kënetore dhe zonat me pluhur ose nivel të lartë të ujërave nëntokësorë janë më të rrezikshme.

Ata godina që janë shembur ishin afër kënatave ose zonat si ajo e Urës së Dajlanit, ku ka shumë depozitime të rrezikshme. Edhe shtesat e kateve duhen bërë me anë të llogaritjeve që bëhen nga inxhinierë ndërtimi e jo nga njerëzit vetë. Ka rregulla edhe për kolonat. Shpesh ne nuk i respektojmë fare këto rregulla”, tha Bozo.