Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Spitali Covid-19 në Durrës, 70 shtretër për të sëmurët. Jani: Kemi fluks pacientësh (VIDEO)

16/02/2021 - 17:51

Durrësi mbetet një nga qytetet me numrin më të lartë të të infektuarve me SARS-CoV-2 në vend, ndaj spitali rajonal i tij u kthye në spital të dedikuar për trajtimin e pacientëve me Covid-19.

Drejtoresha e spitalit, Nadire Jani bëri të ditur se në këtë spital ofrohen 70 shtretër (60 në pavionin infektiv dhe 10 në urgjencë) dhe infrastrukturën e duhur dhe stafin e trajnuar për trajtimin e të sëmurëve.

"Gjatë muajve të fundit janë trajnuar stafet e pavioneve Covid dhe pa u bërë ende spital Covid është bërë pajisja me aparaturat e nevojshme, pra të gjithë shtretërit kanë infrastrukturën e duhur për trajtimin e pacientëve. Aktualisht të shtruar janë pacientët me insuficiencë respiratore dhe ata të dyshuar për Covid. Aktualisht, ka një fluks të shtuar pacientësh që mbërrijnë në spital duke kërkuar ekzaminime laboratorike dhe trajtim spitalor, për shkak të gjendjes së rënduar që paraqesin”,- tha Jani.

Drejtoresha e spitalit tha gjithashtu se stafi mjekësor dhe infermieror është i aftë ta përballojë me cilësi këtë fluks.

“Ne jemi këtu për t’iu përgjigjur çdo pacienti që do ketë nevojë.”- thotë Jani. Njëkohësisht ajo theksoi se krahas trajtimit të pacientëve me Covid, në spital vazhdohet t'i ofrohet shërbim spitalor të gjithë pacientëve që vuajnë nga patologji të tjera.

Burime nga spitali i Durrësit bëjnë me dije se kapacitetet janë thuajse të plotësuara. Pacientët që do të trajtohen në këtë spital, tashmë Covid 19, janë ata nga Durrësi, Shijaku dhe Kavaja të referuar nga shërbimi i mjekut të familjes apo nr 127 i urgjencës kombëtare.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

"Unë jam polic në Fier dhe po udhëtoja nga ky qytet drejt Tiranës. Përgjithësisht rrugës së kthimit marr njerëz.

Një avion me 267 ushtarë amerikanë ka mbërritur në Tiranë, në kuadër të stërvitjes së pëbashkët, "Defender Europe 21" që po zhvillohet në

Shqipëria vijon të shënojë shifra në rënie të rasteve Covid.

Nga e hëna, në prag të sezonit turistik, nis, përgjatë vijës bregdetare të Durrësit, aksioni i madh i pastrimit.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka falenderuar vendet të cilët kanë mbështetur Izraelin në këtë situatë ku një prej tyre ësht

Disa ekspertë kanë sugjeruar se një model i ngjashëm mund të përdoret për të mbledhur të dhëna për variantet e COVID-19, dhe për t’i kësh

Kthimi i Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik ka ndikuar dhe tregun e pasurive të paluajtshme në bregdet.

Dita e sotme do të nisë me një mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare, të cilat gjatë paradites herë pas herë pësojnë zhvillim duke sj

Ministrja e Shëndetësisë,Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka publikuar shifrat, për vaksinimet që janë kryer

Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për vrasjet e fundit në Elbasan dhe në Vlorë, ku theksoi se autoritetet shqiptare