Spitallë-Shën Vlash, mbeturinat mbulojnë kanalet

05/04/2012 - 00:00

 

Përgjatë rrugës Spitallë-Shën Vlash në të dy anët e rrugës shkarkohen çdo ditë mjete të vogla e të mëdha transporti me mbeturina të ndryshme. Më së shumti janë inerte si beton, dhera, rrënjë, gurë, zhavorr i gërmuar dhe gjithfarë lloj mbeturinash. Fillimisht plehrat, një pjesë e të cilave edhe mbeturina ushqimore, hidheshin natën, në kohë me mot të vranët e me shi. Kjo për të mos rënë në sy të banorëve aty pranë.

Tani gjërat janë krejt ndryshe. Qindra m3 materiale inerte kanë mbushur kanalet e thella të kullimit në të dy anët e kësaj rruge shumë të frekuentuar. Përgjatë saj, deri poshtë nënstacionit elektrik, janë ndërtuar shtëpi banimi kryesisht nga komunitete me të ardhura të pakta. Ata kanë përfituar nga çmimi i lirë i tokës moçalore, por kanë rënë në mesin e plehrave.

Situata sa vjen e rëndohet, ashtu si dhe problemet. Fëmijë të familjeve të varfra kanë nisur të shfaqen gjithnjë e më shumë në këtë zonë, duke gërmuar në malin e mbeturinave për hekur, dru, kanaçe e sende të tjera të cilat më pas i grumbullojnë për t’i shitur. Nga ana tjetër, ndonjë person kujdeset për t’i vënë flakën plehrave, duke krijuar shtëllunga të dendura tymi që përhapen mbi shtëpitë e lagjes së re.

Mjafton të përshkohet kjo rrugë për të kuptuar se si është gjendja atje. Era e rëndë nuk të lejon ta bësh për të dytën herë rrugën, ndërsa mjetet janë përballur edhe me aksidente. Rruga nuk ka trotuare dhe, e mbetur larg kontrollit të patrullave të policisë, drejtuesit e mjeteve ercin me shpejtësi tejet të lartë.

Por në shumë vende përgjatë kësaj rruge të drejtë dhe të gjatë rreth 3-4 km ka edhe ngushtime. Mbeturinat e plehrat janë hedhur jo vetëm në kanal por edhe në rrugë duke e ngushtuar atë. Një fakt i tillë ndeshet nga drejtuesit e mjeteve me shumë vonesë gjë që ka shkaktuar jo pak aksidente të rënda.

Bashkia e Durrësit, edhe në këtë rast, ka bërë të ditur se kamionët e ndërmarrjes së pastrimit të qytetit dërgojnë ngarkesën në pikën e caktuar. Ndërkohë që është thënë se do të vëzhgohet e gjithë gjatësia e rrugës për të parë se çfarë ka ndodhur realisht si në këtë rast, si dhe me ankesat e qytetarëve për plehun e pulave.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Moshapja e bisedimeve më Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka sjellë edhe reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në institucionin e Presidentit të Republikës, në prani të përfaqësuesve të institucioneve të pavarura, ambasadorëve si dhe përfaqësuesve

"Zyra Vendore Arsimore Durres   Sot u finalizua me sukses procesi i votimit ne dy ambientet e ngritura ne Gjimnazin Leonik T

“Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini zhvilloi një vizitë në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës (UAMD).

Pesë muaj pas zgjedhjeve, Asambleja e Akademisë së Shkencave i ka dhënë këtë të premte Skënder Gjinushit të drejtën për të ushtruar detyr

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i pranishëm në Dropull, ku inspektoi zyrën e aplikimeve biometrike, iu përgjigj edhe pyetjeve të ga

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në rrugën "Ramazan Bogdani" në kryeqytet, në zonën e njohur si "Frigoriferi".

Gjatë periudhës janar – shtator të këtij viti volumi më i madh i mallrave të shkëmbyera nga/drejt Durrësit i takon vendeve si Rusia, Turq

Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu ish-kreun e Kadastrës Durrës, Liridon Pula.

"Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon" u mblodh në ambientet e Bashkisë së Tiranës, për të diskutuar dhe ndërtuar startegjin