Starton mësimdhënia online më 2 nëntor, mesazhi i rektores Kseanela Sotirofski për studentët e UAMD-së

31/10/2020 - 18:58

Ditën e hënë, më 2 nëntor starton viti i ri akademik 2020-2021. Për shkak të pandemisë Covid-19 dhe numrave të të prekurve në rritje, Komiteti i Ekspertëve vendosi për zhvillimin e mësimdhënies online.

Në një mesazh për studentët para nisjes së vitit të ri, rektorja e UAMD-së, Kseanela Sotirofski i garanton ata se do të kenë "mbështetjen maksimale të personelit akademik dhe atij administrativ. Pedagogët tuaj do të punojnë me përgjegjshmëri, pasion dhe do të jënë më të përkushtuar se më parë për t’ju ofruar arsimin cilësor dhe ndihmë për rritjen tuaj profesionale."

Në mesazhin e saj, Sotirofski sqaron gjithashtu të gjithë studentët, sidomos ata të vitit të parë sesi do të zhvillohet mësimdhënia online dhe ku duhet të drejtohen për të marrë përgjigje për të gjitha pyetjet e tyre që lidhen me platformën, tarifat, bursat etj. 

Mesazhi i plotë:

Të dashur studentë,

Do të donim shumë që ditën e hënë t’ju mirëprisnim në auditorët e Universitetit “Aleksandër Moisiu”. Kjo dëshirë, që jam e sigurtë është e përbashkët, u pamundësua nga situata e COVID-19 dhe protokollet që ne jemi të detyruar të zbatojmë.

E megjithatë, sado i pazakontë qoftë ky vit akademik, jam e sigurtë që do të sjellë njohuri të reja dhe suksese për ju. Dua t’ju kërkoj që qasja juaj të jetë pozitive dhe krijuese, të jeni vigjilentë dhe të çelni mendjen për njohuri të reja, në klasën virtuale tani, dhe në auditor sa më shpejt të jetë e mundur.

Ju shkruaj për t’ju përcjellë mesazhin që të gjithë ju do të keni mbështetjen maksimale të personelit akademik dhe atij administrativ. Pedagogët tuaj do të punojnë me përgjegjshmëri, pasion dhe do të jënë më të përkushtuar se më parë për t’ju ofruar arsimin cilësor dhe ndihmë për rritjen tuaj profesionale.

Të dashur studentë të vitit të parë,

Mësimdhënia online do të zhvillohet përmes Platformës Moodle. Kredencialet e hyrjes në platformë (login dhe password) do të mbërrijnë në emailet tuaja.

Studentët e viteve të dyta dhe të treta, do të lidhen me platformën Moodle përmes Sistemit Pitagora.

Ju bëj me dije se javën e ardhshme ne do të organizojmë një “Javë Orientimi” online. Aty do t’ju sqarojmë mbi funksionimin e universitetit, platoformën e mësimit online dhe informacione të tjera të rëndësishme. Mbi agjendën e kësaj jave klikoni këtu: https://bit.ly/3kQqIcQ

Për pyetje që mund të keni mbi platformën, tarifat, bursat, klikoni këtu: https://bit.ly/2HPA8qa

Faleminderit me zemër për qëndrimin dhe kujdesin që keni treguar për njëri-tjetrin gjatë kësaj kohe sfiduese dhe urimet më të përzemërta për një semestër të suksesshëm.

Do të jemi gjithmonë pranë jush!

Së bashku do t’ia dalim!

Prof. Dr. Kseanela Sotirofski

Rektor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kjo fundjavë përkon me festat e 28-29 nëntorit, që na gjejnë në një situatë të pazakontë për shkak të situatës me pandeminë e Covid 19.

Ambasada e Gjermanisë me atë të vendit tonë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim forcimin e marrëdhënieve vëllazërore për

Pas skualifikimit për herë të dytë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, juristi Eugen Papandile ka paraqitur një ankesë në Gjykatën e Ap

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Një tjetër personalitet i shquar në vend ka humbur jetën prej COVID.

Vështirësohet gjendja shëndetësore e kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili pak ditë më parë fitoi betejën me Covid-19.

IKMT shembi sot me shpërthim të kontrolluar pallatin 9-katësh në Durrës, në rrugën “Hysen Myshketa”.

Grupimi "Bicycle Durrës" në bashkëpunim me arkitektë dhe urbanistë të pavarur ka bërë të mundur hartimin e një guide për ndërtimin e infr

Policia e Shtetit vijon bashkëpunimin me homologët për evidentimin dhe riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që kanë tentuar për të kërkuar