Studentët e fakultetit të Gjeologji Minierës kanë reaguar menjëherë pas postimit të kryeministrit Edi Rama në Twitter. Në reagimin e tyre, studentët bëjnë me dije se asnjë prej tyre nuk ka qenë në takim me Ramën.

Ata e kanë quajtur të turpshëm praninë e atyre pak studentëve dhe pedagogëve në takimin me kryeministrin.