Mesditen e së premtes, Autoriteti Portual Durrës ka mirëpritur studentë të universitetit "Hasan Prishtina" të Kosovës.

Studentë,t të shoqëruar nga pedagogë të universitetit dhe stafi i APD-së janë njohur me kapacitetet e portit, ndërsa më pas kanë zhvilluar vizitë studimore në kalatat portuale

Vizitorët i përshëndeti Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, z. Agron Tare

Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja ng afër me procedurat e përpunimit apo procese të ndryshme që realizohen në Portin Detar.

Studentët janë pjesë e fakulteteve të Inxhinierisë Mekanike, Komunikacion dhe Transport, Inxhineri Industriale dhe Menaxhim, Konstruksione dhe Mekanizëm dhe Drejtimi Mekatronikë.

Ata shprehën interes për njohuritë praktike dhe për një bashkëpunim të mundshëm mes Universitetit të Prishtinës dhe APD-së.