Studentët ekselentë zëvendësojnë të shkarkuarit për korrupsion në Hipotekën e Durrësit

01/03/2019 - 17:22

Pas shkarkimit të 6 zyrtarëve nga detyra në Hipotekën e Durrësit për shkak të shkeljeve të konstatuara gjatë kontrollit të ushtruar nga ministria e Drejtësisë, vendet e lira janë zëvendësuar nga studentë ekselentë që aplikuan në platformën “Punë të Mbarë”.

Dorjana Kullolli është një ish-studente ekselente, e cila aplikoi për vendin vakant në Hipotekën e Durrësit ndonëse ajo banon në Tiranë. Kullolli ka përfunduar studimet për Drejtësi me rezultate të arrira.

Ajo thotë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se “pasi u njoha me aplikimin dërgova CV bashkëlidhur diplomën dhe listën e notave. Më pas jo më pak se tre javë u njoftova nëpërmjet telefonit dhe u paraqita për intervistë pranë Zyrës Qendrore të Pasurive të Paluajtshme. Aty pastaj na u bënë të ditura në vija të përgjithshme pak puna. Më pas ditën e dytë na njoftuan për të paraqitur diplomën, listën e notave dhe çfarë kishim në dokumentacion tjetër në version e njehsuar me origjinalin. Pasi i paraqitëm këto, ditën e tretë na lajmëruan që ne ishim fituesit dhe u paraqitëm për një trajnim në vija të përgjithshme për kushtet e punës dhe për sistemin në të cilin operojnë të gjitha Zyrat Vendore”, tha Kullolli.

Sipas saj, çështjet e pronave ka qenë gjithmonë problematike në vendin tonë, ndaj edhe Dorjana ka zgjedhur të specializohet në këtë fushë, për të dhënë kontributin e saj.

“Duke parë se çështjet në hipotekë kanë qenë gjithmonë shqetësuese për vendin tonë, të jemi realistë nga fillimet e deri ku jemi tani pavarësisht nëse përpjekjet janë bërë në maksimum nga të gjitha institucionet dhe punonjësit nuk është arritur rezultati si duhet sepse prap jemi në situatat ku ka qytetarë të pakënaqur, ka çështje problematike dhe kam menduar që ndoshta unë do t’i jap një kontribut këtij institucioni”, tha ndër të tjera ish-studentja ekselente.

Ornela Troplini është një tjetër studente ekselente e punësuar pranë Zyrës së Pasurive të Paluajtshme në Durrës, e cila për rezultatet e arrira në universitet është vlerësuar me medalje ari.

Por, a i duket e drejtë Ornelës fakti që studentë ekselentë të punësohen pa konkurs për të përfituar punësimin 1 vjeçar?

“Të gjithë ata që për vite me radhë i kanë dedikuar kohën e tyre mësimeve, të dalësh me mesatare mbi 9, 9-10 është një gjë që kërkon shumë mund, kërkon shumë kohë dhe shumë impenjim dhe nuk të lë kohë për asgjë tjetër. Njerëzit që harxhojnë 4 vite, 5 vite duke u marrë vetëm me këtë pjesë, atëherë e meritojnë në fund të ditës të mos konkurrojnë me të tjerët dhe direkte të aplikojnë, të fitojnë”, - rrëfen Troplini për ATSH-në.

Nga ana e tij, Drejtori Florjan Almadhi vlerësoi përvetësimin e punës nga ana e studentëve ekselentë në vetëm pak ditë.

“Do të doja që punonjësit e tjerë që do të punësohen këtu, të jenë nga Fondi i Ekselencës sepse është kënaqësi dhe nder të punosh me ish studentë ekselentë që japin një kontribut të vlefshëm në zyrat e shtetit. Unë do të doja që të gjithë punonjësit e zyrës të ishin ish studentë ekselentë”, -përfundoi ai. /ATSH

http://ata.gov.al/2019/03/01/studentet-ekselente-zevendesojne-te-shkarku...

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Moti i keq i dy ditëve të fundit “shërbeu” për të depozituar në shëtitoren “Taulantia” në Durrës grumbuj me leshterikë, të cilët ju mbive

Në orën 18.00 të së premtes përfundon afati për të aplikuar tek platforma online e rindërtimit “Shtëpia ime”.

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar pas thirrjes së ambasadës amerikane që shtetasit amerikanë të kenë kujdes më datë 2 mars,

Gjatë muajit janar 2020, në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 304 mijë tonë mallra të ndryshme.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri i ka bërë apel qytetarëvet të saj të bëjnë kujdes ditën e hënë kur pritet të mba

Pas lajmit për arrestimin e botuesit dhe analistit Henri Çili, ka reaguar me një qendrim të unifikuar Profesorati i Universitetit Europia

Në Shqipëri botuesi i njohur Henri Çili, pronar i Universitetit Europian të Tiranës, një prej institucioneve arsimore më të mëdha në vend

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar në “Twitter” pas publikimit të informacioneve nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Sh

"Black Friday" në kompaninë "Smart Center”,  ofertë speciale për të gjithë ata që duan të ndjekin kurse profesionale për punësim të sigur