Ftesës së kryeministrit Edi Rama për dialogun e ditës së hënë në orën 11:00 për Universitetin, studentët i janë përgjigjur me thirrje.

Me thirrjet në kor dhe me flamuj kombëtar: “Nuk ka negociata, nuk ka bisedime”, studentët po japin mesazhe të forta se nuk kanë ndërmend të ulën në negociata pa plotësuar më parë kërkesat e tyre.

Ata shprehen se nuk ka negociata pa plotësuar më parë të drejtat e tyre, të cilat janë shkruar e zeza mbi të bardhë.