Studentët e ngujuar brenda "Ekonomikut" kanë pohuar në emisionin "Kjo Javë", në News 24 se nuk u është mundësuar të qarkullojnë ushqim nga jashtë brenda.

Studenti Altin Kola u shpreh se do të vijojnë të qëndrojnë të ngujuar, pavarësisht përpjekjeve për t’i penguar.

“Ata janë njerëzit që duhet të zbatojë ligjin, dhe nuk duhet të jenë të cenojnë të drejtat tona.  Përdorim çdo mënyrë tjetër për të jetuar, praktikisht edhe mund ta thuash. Ngrohja nuk ka qenë asnjëherë edhe kur kemi patur mësim dhe jo më tani.  Nuk ka qenë ngrohja, por ka patur momente kur kanë ikur dritat dhe bisedimet i kemi bërë  me qirinj. Kemi diskutuar përmes Ëhats up. Ka polici përpara portës. Të them të drejtën edhe në ndërhyrjen në Lazarat nuk i kam parë të them të drejtën. Ne jemi grupi, por kemi mbështetjen e studentëve për të vijuar protestën. Nga stafi akademik nuk ka patur kërcënime për vitin.”, tha ai.