Studentët vijojnë të bojkotojnë leksionet e seminaret në fakultete, në pritje të plotësimit të 8 pikave që kërkojnë nga qeveria.

Në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, një grup studentësh janë ngujuar në auditorë. Ata kanë bllokuar hollin dhe derën e jashtme me banka e karrige, ndërsa shprehen të vendosur të qëndrojnë deri të dielën brenda fakultetit.

Ata lajmëruan gjithashtu se do të kenë një video-konferencë përmes së cilës do të bëjnë me dije kërkesat që kanë për dekanatin.