Kryeministri Edi Rama të enjten vazhdon të këmbëngulë në idenë e dialogut me studentët që të arrihet realizimi i tyre.

Kreu i qeverisë duke i kthyer një përgjigje inserteve të shkëputura nga emisionet e ndryshme të “Opinion” në lidhje me punësimin e studentëve, deklaroi se nuk kështu është kudo dhe studentët gjithandej punojnë turni i tretë duke kujtuar vajzën e gruas së tij, Lindës.

“Edhe unë jam prind vetë. Kur vajza jonë shkoi me studime, punonte turni i tretë recepsioniste për të përballuar studimet. Kështu është kudo”, tha Rama.

Rama në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, tha se nëse qeveria merr vendimin pa diskutuar paraprakisht, përgjigja me gjasë do të jetë: nuk ishte ajo që kishim në mendje.

Kryeministri theksoi se nuk ka asnjë eksperiencë personale të tillë, veçanërisht kur tema e diskutimit është kaq e gjerë.