Për të dytën ditë radhazi një pjesë studentësh e kanë kaluar natën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë dhe disa të tjerë te Ministria e Arsimit, në vijim të protestave të tyre për plotësimin e 8 pikave.

batanije

(Foto 2, te Ministria e Arsimit)

Duke sfiduar temperaturat e ulëta, të cilat shkojnë nën zero gjatë natës, një grup studentësh ka apeluar për ndihmë teksa qëndronin të ulur këmbëkryq poshtë zyrës së Ramës e të mbledhur me batanije, duke kërkuar që dikush t’i çoje dru, për të ndezur zjarr.

Kujtojmë se sot është dita e 9 e protestës, ndërsa kuazës së studentëve iu janë bashkuar edhe qytetarë, të cilët kanë ndihmuar me ushqime dhe veshje të rinjtë.