Pas përfundimit të seancës plenare në Kuvend, studentët po e zhvendosin protestën e tyre drejt Kryeministrisë.

Ata shprehen se do vazhdojnë të jenë të bashkuar, pavarësisht zërave për përçarje.

“Kjo nuk është përçarje, do jemi të gjithë bashkë. Vendimi u mor shumë spontanisht, nuk ka përçarje mes studenteve. Do kthehemi nga Kryeministria”, tha një nga studentët.

Një tjetër student tha se do të qëndrojnë edhe gjatë natës para Kryeministrisë, nëse është e nevojshme.