Studentja shqiptare e mbetur në epiqendrën e virusit: Ndihmë! Më largoni prej këndej sa më shpejt

26/01/2020 - 14:28

Në Kinë ndodhen rreth 400 shqiptarë, mes tyre 60 studentë dhe të tjerët që mendohet se punojnë në vendin më të madh aziatik. Këtë e konfirmon për Top Channel Ministria e Punëve të Jashtme, ndërsa thekson se deri më tani nuk ka asnjë shqiptar të prekur nga virusi vdekjeprurës që ka alarmuar jo vetëm Kinën, por mbarë botën.

Ndërkohë, një studente shqiptare apelon për ndihmë përmes Top Channel dhe kërkon që të kthehet në Shqipëri sa më parë, pasi thotë se e ka të pamundur financiarisht. Josilda Ndreaj njëra nga dy studentet shqiptare cila studion në Wuhan epiqendrën e koronavirusit vdekjeprurës, përmes Top Channel apelon për ndihmë për tu kthyer në Shqipëri.

“Dua të iki sa më shpejt nga këtu. Situata sa vjen e po përkeqësohet. Vetë e kam të pamundur financiarisht të lëviz. Dua të kthehem në Shqipëri. Do ti jem mirënjohës qeverisë shqiptare apo gjithkujt që do të mund të më ndihmoj në këto momente të vështira ku gjendem”, ka thënë ajo në një intervistë për Top Channel.

Josilda, që studion master në Pronësi Intelektuale, tha po ashtu se për të ky është viti i saj i parë në Wuhan dhe shton se ka një pasiguri të madhe por po përpiqet të ruaj qetësinë dhe të vëzhgoj situatën.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ditë pasi babai i saj vrau nënën dhe ndërsa ka varrosur të ëmën, vajza e të ndjerës Hajdije Tasuni ka postuar një mesazh shumë të ndj

Në një kohë kur kryeministri Edi Rama ka kërkuar ruajtjen e qetësisë dhe mos përhapjen e panikut nga koronavirusi, drejtori i kadastrës E

Sipas raportit të Agjencisë Evropiane për Azilin (EASO) Shqipëria vazhdoi të ishte mes dhjetë vendeve me numrin më të madh të azilkërkues

Bashkia e Durrësit ka shpallur dy vende të lira pune.  Për të dy vendet vakante ftohen të gjithë kandidatët e interesuar të dorëzojnë dok

Në prill të vitit të kaluar Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës (UAMD) inauguroi dy investime të mëdha të bëra në fushën e Multime

Janë përzgjedhur 4 kandidatë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Miratohet lista e tretë me 1588 emra të rinj që do të përfitojnë subvencionimin e qirasë në Durrës.

Gjykata Kundër Krimit të Oranizuar ka vendosur sot sekuestro të pronave të Altin Hajrit, i shpallur në kërkim për vrasjen e Jan Prengës.